Energjia, Berisha: Heqim 10 leje
për investitoret në Shqipëri

Energjia, Berisha: Heqim 10 leje<br />për investitoret në Shqipëri
TIRANË – Kryeministri Berisha deklaroi sot reduktimin e të paktën 10 lejeve të cilat, deri më tani merren pranë institucioneve shtetërore për investimet në sektorin e energjisë në Shqipërisë nga bizneset private.
Gjatë një takimi me biznesmenë investues në energji, kryeministri Berisha tha se nga 22 leje që duhen marrë aktulisht për licencën në energji, ato do të zbresin në 12 pas reduktimit nga ana e qeverisë.

“Do të shkrihen në një leje të vetme lejet e koncensionit për përdorimin e ujit për vepra energjitike si edhe për shfrytëzimin e lumenjve. Në sporteline One Stop Shop do aplikoni shumë më lehtë tani për marrjen e licencës së biznesit”, tha kryeministri.
Më tej ai konfirmoi se energjia e rinovueshme është e ardhmja e sistemit elektro – energjitik në vendin tonë.
“Do shndërrojmë në vlera asetet e këtij vendi. Shfrytëzimi i ujërave për energji elektrike është dhe do mbetet ndër përparësitë më madhore. Asgjë më të rëndësishme se energjia nuk ka në këtë vend, energjia sot është problemi më madhor në Europë dhe në botë, do vazhdojë të mbetet problemi më madhor për tu zgjidhur. Rendja pas energjisë lehtësisht të siguruar është rendje drejt pasojave të pashmangshme tek klimës ndaj edhe ne mbetemi të vendosur për energjinë e rinovueshme”, tha Berisha.

Ndërsa përfaqësuesit e biznesit që ka investuar në sektorin e energjisë kanë ngritur si shqetësim mospagimin e borxheve të vjetra nga Koorporata Elektroenergjitike shqiptare.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës