Energjia,CEZ: Jo rritjes së
çmimit nëse na falet borxhi

Energjia,CEZ: Jo rritjes së<br />çmimit nëse na falet borxhi
TIRANE- Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, CEZ i kërkojnë Enti Rregullator të Energjisë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
 
Në seancën e sotme dëgjimore të organizuar nga ERE, KESH kërkon rritjen e çmimit të energjisë nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Përfaqësuesi i KESH-it theksoi se situate energjetike në vend është mjaft vështirë.

Sipas tij kuotat në hidrocentralin e Fierzës është më e ulët se vitin e kaluar ndërsa shtoi se rritja e çmimit të energjisë do të bëjë të mundur përmirësimin e financave dhe furnizimin me energji elektrike. Sipas KESH-it niveli i ujit në Fierzë ndërkohë është në nivelin e 259.5 metrave. Shqipëria konsumon rreth 20 milion kw energji elektrike dhe mungesa e reshjeve ka detyruar KESH që pjesën më të madhe të energjisë elektrike për të cilën ka nevojë vendi ta marrë prej vendeve fqinje.

OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë në 0.73 lek për kW. Kurse CEZ Vë ERE përballë dy zgjidhjeve. Nëse KESH do i falë borxhin atëherë propozon lënien e çmimit aktual, por nëse nuk arrihet kjo, atëherë  çmimi të rritet 4.6%.  ERE pritet të marrë vendim në fillim të dhjetorit.

BORXHI I CEZ
Sipas KESH CEZ i detyrohet 58 milionë euro borxh, të krijuar që nga dhjetori i vitit 2010 dhe në vijim. Mosshlyerja e borxhit nga CEZ i ka krijuar vështirësi financiare KESH-it, i cili u ka borxh bankave shumën prej 70 milionë euro, të cilat i ka marrë për të blerë energji jashtë vendit, në kushtet kur thatësira ka ulur  dukshëm nivelin e ujrave në liqenet e kaskadës së Drinit. Borxhi prej 58 milionë euro që kompania CEZ i ka KESH-it nuk është trashëguar dhe as është krijuar nga koha kur sektori i shpërndarjes së energjisë ishte në varësi të shtetit (ish-OSSH), kanë thanë burime nga Korporata, Sipas tyre, "kjo shumë, bashkë me  kamatëvonesat, ka arritur në vlerën rreth 58 milionë euro dhe është e njohur nga CEZ-i, pasi ka nisur të krijohet si borxh që nga muaji nëntor 2010 e në vijim". Kompania CEZ ka 13 muaj që nuk e paguan energjinë që merr nga KESH-i për të furnizuar konsumatorët, sipas kontratës së lidhur mes dy kompanive.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin