Energjia, CEZ pret paratë nga shteti që të paguajë KESH
Sipas drejtoreshës së Thesarit në ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi, një VKM e fundit dukjet se ka hapur rrugën për zgjidhje të problemeve me financimin e KESH-it për import energjie elektrike.
TIRANE- Sipas drejtoreshës së Thesarit në ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi, një VKM e fundit dukjet se ka hapur rrugën për zgjidhje të problemeve me financimin e KESH-it për import energjie elektrike. Ajo ka deklaruar dje për median se borxhi që institucionet shtetërore i kanë CEZ Shpërndarjes llogaritet në rreth 4 miliardë lekë dhe, me VKM-në e fundit, kjo shifër do të zbritet nga detyrimi i kompanisë private. Kështu, KESH do të kishte në dispozicion pjesën e papaguar të detyrimeve nga CEZ-i, rreth 6 miliardë lekë të reja. Sipas Dhëmbit, kjo shifër duhet të mjaftojë për të mos prekur buxhetin e shtetit për financim të importit deri në qershor të këtij viti. Parashikohet që muajt pasues të kenë një konsum më të ulët dhe rritje të prodhimit vendas nga shkrirja e dëborës. Sipas saj, huaja 2 miliardë lekë, që Korporata ka marrë nga ministria e Financave, nuk bie ndesh me ligjin për shoqëritë tregtare, por i vjen në ndihmë një shoqërie aksionere fitimprurëse me kapital shtetëror. Ky veprim u konsiderua i paligjshëm nga ish-drejtori i KESH Andis Harasani. (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.5%
Vendos filtra
16.5%
Nuk e di
3%
Vota total: 7659
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?