TIRANE-Projektligji për disa ndryshime në “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar” ka shkaktuar debate mes deputetëve të djathtë dhe të majtë në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

Deputetët e majtë në komision kanë kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit ndërsa deputetët e mazhorancës kanë theksuar se kërkesa e grupeve të interesit është e vonuar.

“Qeverinë dhe Kuvendin i ka mbuluar nga mediokriteti. Ato nuk japin hapërira për grupet e interesit dhe shoqërinë civile” kanë theksuar deputetët socialistë.

Ndërsa mazhoranca e ka konsideruar kërkesën e grupeve të interesit si politike ndërsa kanë shtuar se kjo tashmë është një çështje e mbyllur dhe nuk mund të hapet sërish.

“Kërkesa nuk është bërë nga grupet e interesit por nga politika. Nuk mund t`i kthehemi çështjeve të mbyllura” kanë theksuar deputetët demokratë, raporton ora news.