Denaj: Turizmi dhe agroindustria, burimet e reja të rritjes ekonomike në periudhën afatmesme

Denaj: Turizmi dhe agroindustria, burimet e reja të rritjes ekonomike në periudhën afatmesme

TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku paraqiti para anëtarëve të këtij komisioni Aktin Normativ Nr.2 të Buxhetit të Vitit 2019, i cili mundëson rishikimin e ligjit të buxhetit për vitin aktual. Ministrja Denaj prezantoi fillimisht zhvillimet kryesore makroekonomike të deritanishme dhe ato fiskale e buxhetore.

Rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 ishte 2.3% kjo për arsye se është prekur nga ndikimi negativ i sektorit të energjisë elektrike dhe nga sektori i lojërave të fatit, që u mbyllën. Nisur nga kjo, Ministrja Denaj tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar në mënyrë që rritja ekonomike në afatmesëm të vijë nga më shumë se sa një sektor dhe struktura e rritjes të përshpejtohet nga sektorë prioritarë si turizmi, agroindustria, etj. 

Të ardhurat e përgjithshme për 9-mujorin rezultuan në nivelin e 343.5 miliardë lek, me një realizim në masën 71 për qind të planit vjetor ose me një ritëm rritje rreth 4.2% kundrejt një viti më parë. Shpenzimet e përgjithshme publike rezultuan në nivelin 245.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 67 për qind të planit vjetor, ose me një rritje prej 6.1% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet korente rezultuan në rreth 304.3 miliardë lekë ose 71 për qind e planit vjetor, ose me një rritje prej rreth 8.1% kundrejt 2018.

Shpenzimet kapitale me një realizim në masën 41.4 miliardë lekë ose 47% të planit vjetor. Sa i përket Aktit Normativ, Ministrja Denaj theksoi se rialokimet e fondeve janë bërë duke pasur në vëmendje: Policinë e Shtetit dhe pagesat e orëve jashtë orarit; reformën në drejtësi; Ministrinë e Mbrojtjes për elementë që lidhen me detyrimet ndaj NATO; sistemime dhe/ose rialokike për strukturime të nevojshme; garantimin e financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit, në vijim të situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të datës 21 shtator 2019; etj.

Fjala e plotë e ministres Anila Denaj
Në fakt u relatuan shumë elementë të cilët kanë të bëjnë si me treguesit ekonomikë dhe fiskalë, ashtu edhe elementë të detajuar të këtij akti normativ. Megjithatë, unë do të doja të përmblidhja dy elementë shumë të rëndësishëm, së pari në raport me situatën makroekonomike. Rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019, e cila shënon 2.3%, krahasuar me rritjen e vitit të kaluar atribuohet kryesisht nga një tkurrje e thellë e prodhimit të energjisë elektrike këtë vit, që pasqyqon kontrastin e fortë të situatës hidrike të këtij viti dhe të një viti më parë, duke ndikuar me 1 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës. Edhe sektori i lojërave të fatit ka ndikuar në këtë rritje dhe në qoftë se këto dy sektorë do të kishin pasur të njëjtën performancë si vitin e kaluar, sigurisht që ne do të flisnim me tregues të tjerë.

Kjo nuk do të thotë se duhet të mbetemi në krahasimin e vitit të kaluar, as në situata të segmenteve të sektorit të energjisë. Jemi duke punuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të parë se si rritja ekonomike në nivel afatmesëm të vijë nga më shumë se sa një sektor dhe struktura e rritjes ekonomike të përshpejtohet nga sektorë prioritarë, si turizmi, agroindustria, etj. Nga optika e kërkesës agregate, rritja pozitive në gjysmën e parë i atribuohet konsumit dhe gjithashtu në një farë mase dhe eksporteve neto të shërbimeve, të cilat reflektojnë një performancë të mirë të turizmit edhe gjatë këtij viti.

Dua të përmend edhe disa elementë në raport me zhvillimet fiskale dhe buxhetore. Të ardhurat e përgjithshme për 9-mujorin rezultuan në nivelin e 343.5 miliardë lek, me një realizim në masën 71 për qind të planit vjetor ose me një ritëm rritje rreth 4.2% kundrejt një viti më parë. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e përgjithshme publike rezultuan në nivelin 245.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 67 për qind të planit vjetor, ose me një rritje prej 6.1% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet korente rezultuan në rreth 304.3 miliardë lekë ose 71 për qind e planit vjetor, ose me një rritje prej rreth 8.1% kundrejt 2018. Shpenzimet kapitale me një realizim në masën 41.4 miliardë lekë ose 47% të planit vjetor. Një element i rëndësishëm është që investimet publike dallojnë në ekzekutim midis shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm dhe atyre me financim të huaj. Ndërkohë që shpenzimet kapitale me financim të brendshëm kanë patur një realizim relativisht të kënaqshëm prej rreth 53% të planit vjetor në periudhën që po flasim dhe një rritje prej 8.9% krahasuar me 2018, ato me financim të huaj kanë pasur një ecuri mjaft të ngadaltë, me një realizim në masën 38% të planit vjetor, apo rreth 32% më pak se 9-mujori i vitit 2018.

Megjithatë, këto janë shifra paraprake. Ne synojmë që deri në fund të vitit të jemi brenda kuadrit të parashikuar në këto aspekte. Deficiti i përgjithshëm për nëntë muajt e parë të vitit 2019 rezultoi në nivelin 2.3 miliardë lek. Për tre muajt e mbetur të vitit pritet që shpenzimet në përgjithësi dhe ato kapitale në veçanti të kenë një përshpejtim të ekzekutimit të tyre, sidomos në muajt nëntor dhe dhjetor, një trend i viteve të kaluar dhe besoj nuk do të ketë përjashtime as këtë vit. Niveli i deficitit pritet të konvergjojë drejt nivelit ligjor të targetuar, po sigurisht krejtësisht në respektim të plotë të këtij targeti prej 1.9% të Produktit të Brendshëm Bruto. Mbetemi konfidentë se edhe ky buxhet do të mbyllet me një balancë primare pozitive, një tregues ky i cili tashmë është kthyer në një lloj objektivi operacional të politikës fiskale që prej vitit 2016dhe patjetër është tejet e rëndësishme që të vijojë i tillë.

Po ashtu, edhe parametri më themelor i qëndrueshmërisë së financave publike, raporti i borxhit publik ndaj PBB, pritet të vijojë reduktimin e tij, krejtësisht me objektivat e shpallura më parë. Në aspekt të Aktit Normativ dhe çfarë ai synon, unë nuk do të doja të përsëritja ato që u thanë nga parafolësit, megjithatë është shumë e rëndësishme të theksojmë grupet të cilat janë synuar për të adresuar vëmendjen e këtij Akti Normativ kanë qenë jo vetëm analiza e performancës së projekteve me ritëm të ulët të zhvillimit të shpenzimeve, kryesisht ato kapitale dhe korente, të cilat kanë pasur një zhvendosje të performancës të zërit buxhetor që kanë qenë më mirë se sa të tjerë, por e rëndësishme është të themi se rialokime janë bërë për të vendosur një theks në disa shtylla kryesore:Së pari, Policia e Shtetit dhe pagesat e orëve jashtë orarit; Institucionet e drejtësisë; Ministria e Mbrojtjes për elementë që lidhen me obligimet tona ndaj NATO;elementë të tjerë shtesë që kanë të bëjnë me rialokime për strukturime të nevojshme; si dhe Fondi Rezervë, i cili në shtesën që u bë së fundmi, kërkon të synojë dhe mbështetjen e disa zërave të fondit të emergjencës në vijim, pas daljes së të gjitha efekteve pas vlerësimit të dëmeve. Në përfundim, të nderuar deputetë, ju ftoj të gjithëve të aprovoni këtë Akt Normativ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 17/10/2019 01:35

    BUJQESIA ESHTE GATI ,,PRODHIM KA SA TE DUASH DUHEN CA INVESTIME NE kanalizime dhe ujitje,,,turizmi ka nevoje per rregullime,.,,ndertime te bukura me urbanistike,,,,uje,,e kanalizime..rruge.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë