Energjia, HEC-et vendorë, qindra 
​kërkesa të reja në ministri

Që nga momenti që “u ul steka” në dhënien e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve me fuqi gjeneruese të vogël, deri në 2 megavat, nga Këshilli i Ministrave, tek kreu i dikasterit të Energjetikës, rezulton të ketë ndodhur një “bum” i vërtetë kërkesash. Sipas burimeve zyrtare, dy vitet e fundit kanë ardhur për miratim në ministrinë në fjalë 210 projekte.

Kontratat
Pas hapjes së rrugës nga qeveria Berisha për shfrytëzimin e gjithë burimeve të mundshme hidrike për prodhimin e energjisë elektrike, nisur nga mangësitë e furnizimit, si dhe nga sasia e madhe e këtyre burimeve, ka patur një vëmendje të rritur për HEC-e. Por, fillimisht kërkesat kanë qenë për hidrocentrale me kapacitet mesatar (4-10 megavat fuqi), duke zbritur më pas në më të vegjël.

Deri më sot, rezulton, sipas statistikave zyrtare, të jenë lidhur 500 kontrata koncesionare midis shtetit dhe privatëve, duke mbuluar të gjitha qarqet e vendit ku ka rrjedhje ujore të tilla, që të sigurojnë prurje të mjaftueshme për të lëvizur turbinat.

Por 80 për qind e tyre, ndonëse mund të kenë marrë leje që nga qeveria Berisha, nuk kanë përfunduar. Ato, ose janë në proces ndërtimi të tejzgjatur, me probleme financiare, duke kaluar shpesh asetet në pronësi të institucioneve bankare, ose janë rikthyer për rishikim të kushteve të miratuara më parë. Ndërsa një pjesë po krijojnë që tani probleme me ekonominë zonale, duke qenë se kanë dëmtuar pyjet, lumenjtë, me pasoja për byjqësinë, blegtorinë, por edhe turizmin e rajoneve malore. Kujtojmë këtu rastin e HEC-eve në Tropojë, që po ndryshojnë natyrën e paçmuar në zonën e Valbonës, apo të lumit Fan, që është zhdukur tashmë në tubat e HEC-eve, etj. Dhe kjo, kur ende nuk janë vënë në funksionim 400, nga 500 HEC-et e kontraktuara.

Kërkesat
Duke qenë se tanimë burimet më të mëdha ku mund të ndërtohen HEC-e janë dhënë me koncesion, joshja e madhe e bizneseve shqiptare të ndërtimit, që janë bllokuar në ndërtimin e banesave, është spostuar në drejtim të HEC-eve shumë më të vegjël.

Nga 210 kërkesat e mbërritura, vetëm 22 prej tyre kanë marrë OK. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë 22 miratime përfundimtare për ndërtim të burimeve të reja gjeneruese, ndërkohë që ka nënshkruar vetëm 13 kontrata për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e këtyre hidrocentraleve. Ndërkohë, 50 aplikime të tjera janë refuzuar për arsye të mbivendosjes së vendndodhjeve të aplikimeve dhe mungesës së dokumentacionit.

Zgjidhja
Viti 2017 tregoi qartë se edhe ndërtimi i qindra HEC-eve nuk e zgjidh problemin e furnizimit me energji elektrike të popullsisë dhe ekonomisë shqiptare. Kjo, pasi ato bazohen në prurjet e rreshjeve dhe lumenjve, të cilat nuk janë në rritje, përkundrazi.

Ndërkohë, pavarësisht se janë miratuar strategji, ligje, projekte të shumta për të shfrytëzuar energji të tjera, si atë të erës, biomasës, diellit, etj, madje janë lidhur edhe kontrata për të ndërtuar parqe për to, burimet ujore mbeten e vetmja mundësi për të prodhuar energji në vend. TEC-i i Vlorës është duke pritur gazin e TAP-it edhe disa vjet.

Në këto kushte, lëshimi i dorës për HEC-et mikroskopike vetëm sa do të sillte dëme kolaterale në ekonomi, në vend që të rregullonte situatën.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion