Engel: BE-ja të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj

Engel: BE-ja të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj

Eliot Engel

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, tha të martën në Bruksel se është frustruese që Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj.

"Një nga çështjet ishte shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe Kosova duhej të përfshihej në regjimin e udhëtimit pa viza, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kjo është frustruese. Kur Kosova të shohë përgjigje pozitive në kërkesat ndaj saj, atëherë nuk do të ketë probleme”, tha ligjvënësi Engel i cili ishte pjesë e një delegacioni dypartiak të Kongresit amerikan që mori pjesë të martën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ligjvënësi Engel tha se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në thelb të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

"Nuk mundet Serbia të mbajë Kosovën jashtë INTERPOL-it, jashtë UNESCO-s dhe të përpiqet të nxisë vendet tjera të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është e drejtë. Duhet vullnet i mire tek të dyja palët. Do të dëshiroja të shihja edhe Serbinë edhe Kosovën si anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ulen ne tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje normalizimi që “në thelb do të ketë njohjen e ndërsjellë”. Ky qëndrim u ritheksua edhe në letrat e fundit që presidenti Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por, tash për tash bisedimet janë pezulluar, meqë Beogradi e kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës pezullimin e tyre, por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj refuzon një gjë të tillë deri në, siç thekson, njohjen e Kosovës nga Serbia. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur