NJU JORK- Zgjedhjet e qershorit do të jenë përcaktuese për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo u deklarua nga Kongresmeni amerikan Eliot Engel gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’, i cili shtoi se fituesi duhet të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme pasi Europa dhe Bota janë duke vëzhguar
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe dua ta them se e gjithë bota dhe e gjithë Evropa janë duke vëzhguar. Shqipëria po përpiqet të hyjë në BE dhe kjo pjesërisht do të vendoset nga zgjedhjet që do të bëhen. Ai që fiton duhet të fitojë në kushtet e zgjedhjeve të lira e të ndershme"- theksoi Engel
Engeli deklaroi qartë se nëse në BE dikush do krijonte bindjen se zgjedhjet ishin të manipuluara kjo do të krijonte pengesë për procesin e integrimit te vendit.
Kongresmeni amerikan u shpreh kundër retorikës nacionaliste në Shqipëri dhe Kosovë.
“Jam i shqetësuar për këto retorika, pasi ne luftuam shumë për pavarësinë e Kosovës. Është e natyrshme që të ketë lidhje të ngushta dhe ndjenja vëllazërie mes Shqipërisë dhe Kosovës, por komentet për një Shqipëri të madhe nuk mund të jenë kurrë të dobishme. Kosova është Kosovë dhe Shqipëria është Shqipëri”, ka thënë Engel.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com