'Ëngjëllit' i duhen 26 minuta për debutimin në Seria A, Vlahovic 'dopietë' në fitoren e Juventusit! Napoli merr kreun

I kanë mjaftuar 26 minuta në Seria A që Angel Di Maria të gjejë rrugën e rrjetës. Argjentinasi nisi serinë e golave të fitores 3-0 që Juventusit mori në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sassuolo-s.

Në ‘Allianz Stadium’ shkëlqeu edhe Dusan Vlahovic, i cili realizoi ‘dopietë’. Fillimisht serbi dyfishoi me një penallti, ndërsa më pas shfrytëzoi një asisit të Di Marias për të vulosur shifrat përfundimtare. Një fitore që tregon se ‘zonja’ pas dy viteve do jetë një konkurent shumë i fortë për titullin kampion pavarësisht se ende i mungojnë dy futbollistë kryesorë si Pogba dhe Chiesa për shkak dëmtimesh.

Skuadrave që kanë fituar në ndeshjen hapëse të kampionatit i është shtuar edhe Napoli. Skuadra e drejtuar nga Spalleti mposhti me rezultatin e thellë 2-5 Verona-n pavarësisht se vendasit kaluan të parët në avantazh.

Për të kaltërit realizuan Kvaratshkelia, Osimhen, Zielinski, Loboktka dhe Politani. Fitorja me këto shifra i dha mundësinë Napolit që të kapë vendin e parë pas javës së parë në Seria A. Sa për statistikë rastisi që kjo të jetë hera e parë pas 51 vitesh që në kampionatin italian të mos ketë asnjë barazim, por 10 fitore.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Nesër ndeshja Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër ndeshja Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen