Enigmat e aksidentit tragjik, asnjë i arrestuar në Vlorë! Viktimat Armand Beu dhe Klajdi Kaja punëtorë të "Biba x"! Kamioni ishte tejmbushur me inerte

Klajdi, djali i vetëm i familjes Kaja u përcoll në banesën e fundit duke lënë dhimbje tek familjarët e miqtë. 28 vjecari nga Bubullima e Lushnjës punonte për ndërtimin e "by-pass" të Vlorës, kur kamioni me të cilin udhëtonte si pasagjer u aksidentua mesditën e së hënës. Klajdi Kaja ishte edhe drejtues i forumit rinor të PD në Bubullim të Lushnjës.

Aksidenti tragjik, largoi nga dy fëmijët e mitur dhe Armand Beun, 32-vjeçarin nga Kavaja, i cili humbi jetën në punë. Familjarët jashtë kamerës treguan se 32-vjeçari kishte disa muaj që punonte me siguracione pranë kompanisë së ndërtimit "Biba X". Ai ishte në drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë dhe lëvizte nga Kanina drejt Orikumit.

Përplasja ka qenë tejet e fortë. Ende policia e Vlorës nuk ka një version të saktë për shkaqet e aksidentit fatal të kamionit të kompanisë së ndërtimit "Biba-X", me dy të vdekur. 

Aksidenti ka ndodhur ne kilometrin 17. Firma Biba X ka marrë të drejtën për të asfaltuar rrugën nga kilometri i 19 deri në të 29. Ndërsa burime pranë grupit hetimor thanë se kamioni ishte mbushur me zhavorr të imët mbi kapacitetin e lejuar. Në dishezë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fatalisht me shkëmbin, ndërsa inertet kanë zënë poshtë të dy punëtorët.

Burimet thanë se mjeti i tonazhit të rëndë do ti nënshtrohet ekspertizës, pasi mund të ketë pësuar defekt në sistemin e frenimit. 24 orë pas ngjarjes, policia e Vlorës nuk ka shoqëruar asnjë drejtues të kompanisë "Biba X", e cila punon për asfaltimin e rrugës, e kontraktuar nga kompania "Gener 2" që ka fituar tenderin për ndërtimin e by-pass-it të Vlorës.

Klajdi Kaja

 

Armand Beu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Klajdi, i riu që ëndërronte Irlandën por vdiq në kamionin e “Biba X”

Klajdi, djali i vetëm i familjes Kaja u përcoll për në banesën e fundit duke lënë dhimbje tek familjarët dhe miqtë. I riu nga fshati Halilaj i Lushnjës po punonte për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, kur kamioni me të cilin udhëtonte si pasagjer u aksidentua mesditën e së hënës. Përmes lajmërimit të vdekjes zbulojmë se Klajdit iu pre jeta në mes në moshën 31-vjeçare, ndryshe sa thuhej, 28 vjeç, në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Kjo është banesa në të cilën jetonte 31-vjeçari, bashkë me dy prindërit, të cilët janë të thyer nga vdekja e birit të vetëm të familjes. Që kur morën vesh lajmin e kobshëm, një infermiere u qëndron te koka gjithë kohës. Shtëpia është e mbushur me njerëz, familjarë e të afërm, të cilët vijnë të ngushëllojnë prindërit. Vdekja tragjike e Klajdit ka tronditur edhe të motrën, Gertën, e cila nuk e kishte imagjinuar asnjëherë një fat të tillë për të vëllain. 31-vjeçari prej rreth një viti punonte në kompaninë “BIBA-X”, me të cilën fillimisht kishte punuar në Theth, më pas në Gjirokastër dhe së fundmi për Bypass-in e Vlorës.

I ati i Klajdit, Esati, mezi e kishte rritur, për vite të tëra në emigrim në Greqi kishte arritur të ndërtonte një shtëpi të mirë, për një jetë të mirë. Në Greqi qëndroi për disa vite edhe vetë Klajdi, por u kthye. Dy prindërit në vitet e fundit merreshin me bujqësi, ndërsa Klajdi ishte sistemuar në kompaninë “BIBA-X”. Familjarët i thanë Report Tv, jashtë kamerës, se nuk e dinin rrogën e Klajdit, por ishte disi i kënaqur edhe pse prej kohësh kishte shfaqur dëshirën të largohej drejtë Evropës, në Irlandë, dëshirë që nuk iu plotësua asnjëherë.

Klajdi njihej nga miqtë si djalë i qeshur, i respektueshëm dhe që e donte shumë jetën. Një mik i tij rrëfen se ai dashuronte shpejtësinë dhe nganjëherë e tejkalonte atë me makinën e tij, por gjithsesi ishte shofer shumë i zoti. Me Benzin e tij ai shkonte në punë, çfarë i shpenzonte jo pak, sidomos në këtë periudhë të vështirë të rritjes së çmimit të karburantit. Kur kthehej në shtëpi pas pune kishte dëshirë të luante bilardo, në një lokal në fshatin Bubullimë. Por Klajdi kishte qejf edhe politikën, prej disa kohësh ishte zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në njësinë Bubullimë.

Bashkë me Klajdit humbi jetën në aksidentin tragjik edhe Armand Beu, drejtuesi 32-vjeçar i kamionit. Si Klajdi, edhe Armandi ishte djalë i vetëm, por baba i dy fëmijëve të mitur, një djali dhe një vajze.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavaja: 17/05/2022 17:50

    Te arrestohet Luan Biba

    Përgjigju
  • Drejtesia: 17/05/2022 17:49

    Duhet te Arrestoher Luan Biba administratori gjak pires qe s do vellain e tij jane ne gjygj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë