Enkel Demi: Me Top Channel u zhgënjeva, në Klan ndihem si në shtëpi, për TVA-në do ti lija të gjitha

Prej 25 vjetësh ai është një nga figurat më të konsoliduara të gazetarisë dhe medias në Shqipëri, që padyshim ka lënë gjurmët e tij në projekte të shumta televizive. Enkel Demi, i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV për librin e tij "Gurët e Vetmisë", ka folur edhe për eksperiencat e tij në media të ndryshme përgjatë karrierës së tij. I pyetur se për cilën nga televizionet ku ka punuar ka më shumë nostalgji, Demi u përgjigj se ka nostalgji për TV Klan ku ai ndjehet si në shtëpi.

Një farë nostalgjie, ose më saktë një lloj dashurie, megjithëse është e vështirë që me një media të biesh në dashuri. Por një lloj nostalgjie kam për Klan-in, pavarësisht se me thënë të drejtën këtë vit ata më ftuan dhe çuditërisht këtë vit kam patur shumë oferta jo vetëm nga Klani. Por unë nuk pranova se e kisha planifikuar ndryshe sezonin tim televiziv, kam disa projekte dhe jam i lidhur me disa njerëz. Do ishte tradhëti jo vetëm nga ana financiare por për të gjithë grupin që jemi duke punuar në këto momente. Por në Klan, sa herë shkoj, qoftë kur jap një intervistë apo edhe për të pirë një kafe ndihem si në shtëpi. Kam dhe një televizion tjetër që nuk ekziston më por që do isha kthyer me vrap, për atë do ti lija të gjitha. Për TVA-në. Me televizionet e tjera kam patur një lloj dashuri-urrejtje, nuk kam ndonjë merak të madh për TOP Channel, që kur ika nuk është se e ktheva kokë pas. E di që kjo që them nuk është popullore por jam shumë i sinqertë. Edhe kur ishte Tani gjallë ja kam thënë këtë, ja kam thënë hapur. Nuk mendoj që ai televizion po rritej shëndetshëm. Por nuk dua të hap një polemikë të panevojshme, me Tanin ruajta një lloj miqësie të cilën nuk dua ta prish.

Enkel Demi, gazetar

Ndërkaq, i pyetur nëse i vjen keq që TVA (Televizioni Arbëria) nuk ekziston më, Demi u shpreh se në atë televizion përjetoi një nga eksperiencat unike që nuk beson të përsëritet më, ndërsa u përpoq të bënte një krahasim të atij projekti me atë të TOP Channel.

Më vjen keq sepse 2 herë në jetën time kam besuar me idealizëm për një projekt televiziv. Hera e parë ka qënë TVA-ja sepse aty nuk ma treguan por e ndërtuam vetë projektin dhe ma merr mendja që është një eksperiencë unike në pikëpamjen editoriale që nuk do ta përjetoj kurrë, në asnjë vend tjetër. Ndërsa zhgënjimi me TOP-in ka qënë sepse unë besova projektin, dmth besova në atë që më tha Tani i cili më tregoi se si do bëheshin gjërat. Normalisht projekti u zhvillua por shijet e mia filluan të ishin ndryshe nga mënyra si po zhvillohej projekti, pra nuk ishte çështje cic mic-i. Se këto portalet mund të shkruajnë, nuk është se mërzitem shumë për sherrin por kisha merak ta sqaroja.

Enkel Demi, gazetar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike