Enkeleda Mushi prezanton kandidaturën në primare për Gjirokastrën: Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit

Enkeleda Mushi prezanton kandidaturën në primare për Gjirokastrën: Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit

Enkeleda Mushi ka prezantuar kandidaturën në Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Gjirokastrës. Në fjalën e saj Mushi tregoi rrënjët e thella me qytetin dhe u shpreh se është mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Bajo Topulli, vazhdoi Mushi fjalimin, ka qenë kryetra i bashkisë së Gjirokastrës më 1925 dhe siç u referohet ajo dëshmive të kohës, ai ka qenë ‘kryetari i qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira.

‘Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate.’- u shpreh ajo.

Fjala e plotë
Jam Enkeleda Mushi, anëtare e Partisë Demokratike që në ditën e parë të themelimit dhe bashkëthemeluese e saj. Gjatë gjithë jetës deri më sot, kam punuar me shpirt dhe kam kontribuar për Partinë Demokratike dhe Demokracinë në vend. Jam aktivizuar në të gjitha nivelet e PD, që nga njësia bazë e deri në institucionet e PD. Në vitin 2001 kam marrë pjesë në fushatën elektorale si kandidate për deputete. Më ka bindur  ideja e Partisë Demokratike, sidomos për respektin e individualitetit dhe dinjitetit të individit, për zhvillimin e lirisë si fuqi materiale e trupëzuar në  iniciativë. Jam aktivizuar pa asnjë mungesë në manifestimin e protestës ose të triumfit të Partisë Demokratike, si edhe në forumet e PD, që nga baza e deri në rajon. 

Te Partia Demokratike nuk gjej vetëm idetë, por edhe shpresën. Vitet e fundit jam zgjedhur në forumet drejtuese të PD në Degen 5. Kam qenë gjithjë e papërtuar, bashkë me njerëzit e mi, me anëtarët e PD në Dege, me qëllim që të zhvillojmë jetë dinamike e të suksesshme të Partisë Demokratike në gjithë piramidën e saj. Kam marrë pjesë dhe kam dhënë mendimin tim në gjithë debatet brenda PD.

Në Kuvendin e PD me 11 dhjetor 2001 në Arena kam mbajtur diskutimin ku kam kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të jem pjesë e pushtetit lokal në Gjirokastër. Me Gjirokastrën më lidhin fije shumë të forta. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Bajo Topulli, siç dihet nga historia- ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës që prej vitit 1925. Dëshmitë e kohës dhe të dhënat e tjera, e përshkruajnë Bajo Topullin si ‘kryetarin e qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira për Gjirokastrën. Në radhë të parë ai forcoi lidhjet e qytetarit me Bashkinë dhe anasjelltas.  Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate. 

Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Keto primare e tregojne me se miri se si risite dhe fryma e re po zene vend nder demokratet. Në këto rrethana, shpall kandidaturen time në Primaret per Bashkine e Gjirokastrës duke uruar te gjithe kandidatet, jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe Shqiperine te perqafojne kete gare nga me te bukurat e demokratiket pavaresisht sfidave dhe veshtiresive qe ajo afron. Ju faleminderit!


Lajmi kryesor:

Primaret e Berishës, Agron Loka prezanton kandidaturën për bashkinë e Krujës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite