Primaret e Berishës, Agron Loka prezanton kandidaturën për bashkinë e Krujës

Primaret e Berishës, Agron Loka prezanton kandidaturën për bashkinë e Krujës

Agron Loka, kandidat për Primaret për bashkinë e Krujës

Agron Loka ka prezantuar kandidaturës për Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Krujës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Prezantimin e bëri nga selia e PD-së ndërsa u kërkoi qytetarëve që t’i besojnë votën. Loka tha se qyteti është në varfëri dhe mjerim dhe se e gjitha vjen si shkak i korrupsionit të qeverisë socialiste.

Sipas Lokës, bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Krujës janë të mirnjohura përtej kufrit shqiptar.

‘Përmes këtij komunikimi, kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me Ju vendimin për të marrë pjesë në Primaret  e degës se PD Krujë dhe Fushë Krujë, për përzgjedhjen e Kandidatit për Kryetar të Bashkisë.

Vendimi për të marrë pjesë në këto Primare, mbështet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mij, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së Demokratëve Shqiptarë për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të Lirisë, Demokracisë, Votës së Lirë dhe interesit kombëtar.

Unë jam Agron Loka, lindur e rritur në Fushë Krujë, në një familje të thjeshtë, e cila ashtu si shumë familje shqiptare, ka mundur t’i rrisë fëmijët e saj me dashurinë për punën, me dashurinë për vendlindjen, me dashurinë dhe respektin për njerëzit dhe me besimin në Zot.

Tradita familjare, arsimi, përvoja ime politike, eksperienca në punë dhe në sipërmarrjet private, por sidomos, ë e mia me bashkëqytetarët, kanë qenë frymëzimi dhe motivi im për të kandiduar në këto zgjedhje. Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria  po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra. Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkakatuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën antinjerzore të këtij klani politik.

Sot cdo Prind Krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij. Sot, cdo i Ri dhe Re Krutane, ka të gjitha arsyet për tu ndjerë të dëshpëruar. Ata janë plotësisht të braktisur nga Bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim.

Sot një Fermer dhe Blegtor Krutan, është krejtësisht i braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror. Kjo ka bërë që tokat dhe arat e Bashkisë sonë të jenë gjithnjë e më pak të punuara e të mbjella. Numri i fermave blegtorale dhe i krerëve të bagëtive të jetë gjithnjë e më vogël. Sot, cdo nxënës i shkollave të Bashkisë sonë, përballet më cilësinë më të dobët të shërbimit arsimor. Kjo pasi arsimi dhe sidomos drejtimi  dhe administrimi i tij, është tërësisht i politizuar, larg cdo standardi profesional dhe infrastrukturor dhe larg interesave të prinderve.

Sot një Artist Krutan, është kretësisht i pa konsideruar nga planifikimet dhe agjendat kulturale të Bashkisë. Artistët dhe konsumatorët e artit, Kinemaja, Teatri, Teatri i Kukullave, strukturat për promovimin e talentiti artisitik,  janë krejtësisht koncepte të panjohura për Bashkinë aktuale.  Sot një ZEJTAR Krutan është plotësisht i panjohur nga Bashkia. Asnjë projekt, asnjë nismë për mbështetjen, ruajtjen dhe promovimin e zejeve nuk është pjesë e buxheteve të Bashkisë. Sot, një Fëmijë Krutan, për të shijuar një Kënd Lodrash duhet të udhëtojë me prindërit për në Tiranë ose Durrës. Krijimi i të tilla këndëve dhe hapsirave për fëmijët, është krejtësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë aktuale.

Sot, një Pensionist Krutan, është gjithnjë e më i varfër ekonomikisht dhe plotësisht i braktisur nga aspekti social.

Sot e gjatë gjithë këtyre viteve, Bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Bashkisë sonë janë të mirnjohura përtej kufrit shqiptar.

Sot numri i bizneseve të vogla është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjë herë. Njësitë e shtitjeve dhe shërbimeve sot janë të kërcënuara në ekzizstencen e tyre. Edhe në këtë sektor, roli, përfshirja dhe ndikimi i bashkisë ka qenë krejtësisht i munguar.

Të dashur bashkëqytetar,  më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 Maj 2023 merr FUND dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj. Unë jam i sigurtë që eneregjia, mencuria dhe patriotizimi i Krutanëve do të fitojë mbi braktisjen, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli Rilindja! Fitore!’- u shpreh ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Enkeleda Mushi prezanton kandidaturën në primare për Gjirokastrën: Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit

Enkeleda Mushi ka prezantuar kandidaturën në Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Gjirokastrës. Në fjalën e saj Mushi tregoi rrënjët e thella me qytetin dhe u shpreh se është mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Bajo Topulli, vazhdoi Mushi fjalimin, ka qenë kryetra i bashkisë së Gjirokastrës më 1925 dhe siç u referohet ajo dëshmive të kohës, ai ka qenë ‘kryetari i qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira.

‘Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate.’- u shpreh ajo.

Fjala e plotë
Jam Enkeleda Mushi, anëtare e Partisë Demokratike që në ditën e parë të themelimit dhe bashkëthemeluese e saj. Gjatë gjithë jetës deri më sot, kam punuar me shpirt dhe kam kontribuar për Partinë Demokratike dhe Demokracinë në vend. Jam aktivizuar në të gjitha nivelet e PD, që nga njësia bazë e deri në institucionet e PD. Në vitin 2001 kam marrë pjesë në fushatën elektorale si kandidate për deputete. Më ka bindur  ideja e Partisë Demokratike, sidomos për respektin e individualitetit dhe dinjitetit të individit, për zhvillimin e lirisë si fuqi materiale e trupëzuar në  iniciativë. Jam aktivizuar pa asnjë mungesë në manifestimin e protestës ose të triumfit të Partisë Demokratike, si edhe në forumet e PD, që nga baza e deri në rajon. 

Te Partia Demokratike nuk gjej vetëm idetë, por edhe shpresën. Vitet e fundit jam zgjedhur në forumet drejtuese të PD në Degen 5. Kam qenë gjithjë e papërtuar, bashkë me njerëzit e mi, me anëtarët e PD në Dege, me qëllim që të zhvillojmë jetë dinamike e të suksesshme të Partisë Demokratike në gjithë piramidën e saj. Kam marrë pjesë dhe kam dhënë mendimin tim në gjithë debatet brenda PD.

Në Kuvendin e PD me 11 dhjetor 2001 në Arena kam mbajtur diskutimin ku kam kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të jem pjesë e pushtetit lokal në Gjirokastër. Me Gjirokastrën më lidhin fije shumë të forta. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Bajo Topulli, siç dihet nga historia- ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës që prej vitit 1925. Dëshmitë e kohës dhe të dhënat e tjera, e përshkruajnë Bajo Topullin si ‘kryetarin e qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira për Gjirokastrën. Në radhë të parë ai forcoi lidhjet e qytetarit me Bashkinë dhe anasjelltas.  Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate. 

Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Keto primare e tregojne me se miri se si risite dhe fryma e re po zene vend nder demokratet. Në këto rrethana, shpall kandidaturen time në Primaret per Bashkine e Gjirokastrës duke uruar te gjithe kandidatet, jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe Shqiperine te perqafojne kete gare nga me te bukurat e demokratiket pavaresisht sfidave dhe veshtiresive qe ajo afron. Ju faleminderit!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 16/11/2022 17:52

    Do ti le ne balte sali berishe ne primare ata do krijoje partite te reja

    Përgjigju
  • Enka: 16/11/2022 12:09

    Nuk ngeli “e ndershme” pa u kandiduar. Te vesh duart ne koke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë