Këshilli i Ministrave, ka emëruar në detyrën e zëvendësministrit të ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun.
'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendim.
Enkelejd Musabelliu, në periudhën 2018-2024 ai është angazhuar si konsulent me një sërë organizatash ndërkombëtare dhe institucione publike me fokus të veçantë tek planifikimi strategjik dhe pushteti vendor.
Gjithashtu, në këtë periudhë ai është angazhuar si konsulent edhe në sektorin privat, për studime fizibiliteti dhe projekte investimesh në energjitikë, turizëm dhe infrastrukturë. Në periudhën 2015-2018 ai ka shërbyer pranë Bashkisë Tiranë si Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik, duke qenë përgjegjës për zhvillimin ekonomik vendor, zhvillimin rural, planifikimin strategjik, menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe ngritjen e sistemit të statistikave.
Më herët, në periudhën 2013-2015, ai ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i angazhuar kryesisht në reformën e pensioneve të vitit 2014. Enkelejdi është diplomuar në Filozofi pranë Universitetit të Tiranës dhe në Ekonomi Politike Europiane pranë London School of Economics, në Mbretërinë e Bashkuar.
-
I korruptum deri ne palc
Përgjigju-
Arrogant e maskara, nuk ben asigje per qytetaret vetem per xhepin e vet
-
-
enkelejdi i korruptue duhet te ishte para drejtesise sot dhe jo te behej zv ne meki
Përgjigju-
Sahanlepires
-
-
Hajdut
Përgjigju-
Kur hiejnat vijn n’pushtet prite zot ca ndodh
-
-
Uaaa e tmerrshme ky emerim. Ky duhet te ishte para drejtesise dhe jo zv min. O spak hap syte
Përgjigju -
Ky drejtori bashkise qe ka mar vet tenderat eshte shume i shkathet per keto punet e ministrise
Përgjigju -
Bravo, hajdut i kolauduar, i gatdhem, pa nevoje per tu pregatitur
Përgjigju-
Haha sa bukur e the, tamam hajdut i kolauduar, me eksperience disa vjecare. Edhe ujkun e cerrikut po ta veshesh me kollare prap sja marin dot ketij
-
-
Turp turp turp
Përgjigju -
Nje hajdut i bashkise
Përgjigju-
Ky eshte no face-no name- no number
-










Komente
Komento