Enkelejd Zonja dhe francezi Claudy
Pellaton ekspozitë tek Muzeu

Enkelejd Zonja dhe francezi Claudy<br />Pellaton ekspozitë tek Muzeu
TIRANE-Ekspozita "3 Harqet", e kompozuar me skulptura nga artisti francez Claudy Pellaton dhe piktori shqiptar Enkelejd Zonja është çelur pasditen e së shtunës në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze. 
 
Kuratori i ekspozitës Krenar Zejno gjatë prezantimit të këtij bashkëpunimi artistik rrëfeu dhe motivet që trajtohen në veprat artistike.
 
"Bahkëpunimi dhe ura si simbol, por si mund t'ia bëjmë ne se edhe ato që janë klishe ti marrim dhe ti çojmë aty ku e kanë kuptimin origjinë ndonjëherë harxhohen prej shpërdorimit të tyre dhe mendoj që ky nuk është rasti i shpërdorimit", tha Zejno.

[gallery]21843[/gallery] 
Zonja: ekspozita synon një komunikim mes stileve të ndryshme

Piktori shqiptar Enkelejd Zonja, ndryshe nga francezi Claudy Pellaton ka prezantuar vetëm katër vepra, por dimensionet e veprave të tij krijojnë një marrëdhënie të shumëfishtë me veprat e autorit francez.
 
"Ka qenë një iniciativë e Claudy Pellaton skulptorit francez për të bërë një ekspozitë për të bërë një ekspozitë me një artist shqiptar. Unë si artisti tjetër që përfaqësoj Shqipërinë do marr pjesë në një qytet në Francë me disa punë të tjera ndryshe nga këto që janë. Është një formë komunikimi mes dy vendeve nëpërmjet gjuhës së artit", tha Enkelejd Zonja.
 
Piktori francez Claudy Pellaton që ka trajtuar dhjetëra motive shqiptare në pikturat dhe skulpturat e tij, shprehet se urat kanë qenë inspirimi i tij artistik.
 
Pellaton: Urat shqiptare dhe historia e tyre më frymëzojnë

“Kam parë shumë ura në botë dhe në Ballkan, dhe sigurisht ato janë pjesë  e veprave të mia, por kur vizitova Shqipërinë, vura re se këtu urat ishin shumë më të veçanta, shumë specifike, dhe unë aty shihja motive artistike. Ka diçka që më frymëzon tek këto ura dhe historia e tyre", tha piktori Pellaton.
 
E njëjta ekspozitë "3 Harqet", e autorëve Pellaton dhe Zonja do të të vazhdojë më tej duke u transferuar në Francë për publikun ndërkombëtar.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar