Klubi i Teutës ka njoftuar me krenari se peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja, është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Europianin për të rinj dhe U23, që po zhvillohet këtë vit në Durrës.
Carja dhuroi një performancë spektakolare, duke thyer tre rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe një rekord bote në shkëputje për Youth.
Rezultatet e saj mbresëlënëse ishin:
• Shkëputje: 98 kg
• Shtytje: 118 kg
• Dygarësh: 216 kg
Me gjashtë prova të suksesshme, Enkileda tregoi një kombinim të jashtëzakonshëm të teknikës dhe vetëbesimit, rezultat i punës së palodhur të saj dhe trajneres Eglantina Kalemi.
Komente











Sukse moj vajze Librazhdi , shtanga shqiptare po tregon gjithnje e meshume vlerat e saj ne Europe , unje bravo e madhe edhe per kryetarin e federates per punen e shkelqyer
PërgjigjuBravo!
PërgjigjuLajm i shkelqyer. Mirenjohje per shtangisten e re durrsake Enkileda Carja,rekordmene me te rejat europiane. I uroj karriere me suksese ,qe krenojne Shqiperine.
Përgjigju