Eno Popi sapo i dha lamtumirën programit të tij ku e kemi parë prej 9 vitesh. Moderatorin nuk do ta shihni më në “Wake up”. Me anë të një fotoje ku shihet me të gjithë stafin ai ka falënderuar të gjithë për ndihmën dhe suportin që kanë dhënë.
“Ekipi më i mirë. Të gjithë e bënë ‘Wake Up në Top Channel’, programin më të mirë të mëngjesit. Ju dua. Krenar për ju,”- shkruan Eno krahas fotos. Largimin e tij nga emisioni e konfirmoi edhe moderatorja Oriela Nebiaj, në një intervistë të fundit.
“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision,”- tha Oriela.
Ka angazhime ne politike e ne patjeter duhet te na vije keq per te , qe nuk do e shohim dy here ne dite. Joo ore se ne fushate me Lulin do na dale ne ekran 200 here/ ne dite si pare e kuqe.
Përgjigju