Enri Mato sjell 13 artistë në
Tiranë për Festivalin e fotografisë

Enri Mato sjell 13 artistë në<br />Tiranë për Festivalin e fotografisë
Artisti Enri Mato ka kuptuar se fotografia ka aftësinë për të interpretuar ngjarjet nga këndvështrimi i syrit.
 
“Ajo i jep një zë për ata të cilët përndryshe nuk do të ketë një zë. Dhe si një reagim, ajo stimulon opinionin publik.”, thotë ai. 

Enri Mato kurator dhe organizator i të vetmit Festival Fotografie në Shqipëri ka ekspozuar në Qendrën Rinore 13 punime nga fotografë të vendeve të ndryshme të botës. 

Ekspozita u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë, pasi festivali që titullohet TIPhF (Tirana Internacional Photo Festival) është edhe pjesë e rrjetit të festivaleve Europiane të fotografisë. 

enri mato

Festivali është promovuar në nëntor të vitit 2014 në EU- Info Center, në Tiranë dhe në prill të vitit 2015 festivali u organizua në një qendër kulturore në Paris, ku u ekspozuan 13 punime nga fotografë të vende të ndryshme të botës.
 
Ky është prezantimi i edicionit të dytë të festivalit të fotografisë.
 
“Fatkeqësisht shpejtësia, frenetizmi i kohës që jetojmë, bëjnë që çastet dhe momentet tona më të bukura, pse jo historike, të jenë shpeshherë të zbehta në memorien tonë.
 
Ky frenetizëm i lidhur me materialen ecën paralel me harresën.”, tha Enri Mato në fjalën e hapjes.
 
Mato tha ndër të tjera se “Një gjë e them me bindje… Ne kemi zgjedhur shpirtëroren dhe duhet te jemi krenarë për këtë.” 

Mato e ka quajtur edhe si një festë ditën e djeshme, sepse sipas tij TIPhF ka hyrë në Rrjetin e Festvaleve Europiane te Fotografisë.

enri mato

enri mato

enri mato

enri mato
 Foto të tjera..

“TIPhF organizohet midis Tiranës dhe Parisit, kjo për arsyen se kemi krijuar një traditë kulturore të përbashkët.
 
Tema e festivalit për këtë edicion është: “Deformation of mankind by human, anamorphosis of the city by human, human as a devastator”, një temë e prekshme dhe globale, e përzgjedhur për të prekur ndjesitë humane të dokumentuara përmes fotografisë.” - theksoi artisti fotograf Mato, duke shtuar se:

Këtë vit TIPhF ftoi 6 fotografë nga të cilët 3 janë me origjinë shqiptare. Andrea Shkreli (Belgjikë); Roland Serani (UK); Dashamir Izairi (Gjermani) ; Aicha Krasicka (Francë) ; Lila Zotou (Greqi) dhe Simone Ludovico (Itali) Sipas Enri Matos, juria ndërkombëtare përzgjodhi 6 fotografë internacionale: Antonio Fantasia (Itali); Carma Casula (Spain); Julien de Casabianca (Francë); Nicola Boccardi (Itali); Peer Schoun (Gjemani) dhe Marta Zgierska (Poloni). Ekspozita e edicionit të dytë të TIPhF do të qëndrojë e hapur në Qendrën Rinore të Tiranës deri më 22 prill 2016.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri