Trajneri i Barcelonës Luis Enrique në konferencën e fundit para ndeshjes Bayern Munich ka kërkuar qetësi nga lojtarët e tij në ndeshjen e së martës dhe posedim të topit për t’i lënë sa më pak hapësira ekipit gjerman për të shënuar.
Spanjolli i trembet një lojës që Bayern bëri në ndeshjen e kthimit përballë Portos, të cilën e shkatërroi duke kthyer humbjen në Portugali. “Synimi jonë nuk është një lojë e çmendur, por të përdorim armët tona më të forta për të goditur kundërshtarin.
Duhet të luajmë si në takimin e parë. Të gjithë të sulmojmë dhe të gjithë të mbrohemi. Bayerni ka potencial për të shënuar, por ne jemi skuadra më e mirë në kundërsulme, një gjë të tillë e ka thënë edhe Guardiola dhe ne e pranojmë” tha ai. Barcelona shkon e qetë në Gjermani, pasi fitoi ndeshjen e parë 3-0.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com