Enti Rregullator i Energjisë -  Njoftim



ERE
Njoftim për Liçensim

 
Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9 dhe 10,11 të “Rregullores per proçedurat dhe afatet per dhenien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave ne sektorin e energjise elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “Energji Univers” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për tu pajisur me licencë në aktivitetin e Tregtimit të Energjisë  Elektrike.
 
Me vendimin  nr.49, datë 31.03.2017,  Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licensimin e shoqërisë  “Energji Univers” sh.p.k, në  aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike.

Të interesuarit që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.


 
 
                                                                        KRYETARI I ERE
                                                                           Petrit AHMETI
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane