Enti Rregullator i Energjisë mblidhet fashën për rritjen e çmimit, Tabaku: Çmimi i energjisë të mos rritet, peshën ta mbajë buxheti i shtetit

Enti Rregullator i Energjisë mblidhet fashën për rritjen e çmimit, Tabaku: Çmimi i energjisë të mos rritet, peshën ta mbajë buxheti i shtetit

Jorida Tabaku

Në ditën kur Bordi i Entit Rregullator i Energjisë Elektrike është mbledhur për vendosjen e fashës 800 kwh ku pasi të kalohet të ketë rritje çmimi, ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Tabaku tha se rritja e çmimeve nuk do të ketë ndikim pozitiv pavarësisht rritjes së kostos së energjisë, përkundrazi, do të rëndojë mbi qytetarët. Ajo propozoi që çmimi i energjisë të mos rritet për familjarët dhe bizneset, pavarësisht konsumit, që pesha e shpenzimeve pas rritjes së kostos së energjisë t’i kalojë buxhetit të shtetit, si edhe taksimi me taksa shtesë kompanive që kanë dhënë energji elektrike me kosto sh të larta në kohë krize.

"Në total FSHU llogarit që çmimi i shitjes për konsumatorët familjare për sasinë mbi 800 kwh/muaj të jetë 42 leke/kwh. FSHU e paraqet kërkesën në ERE me arsyen se i janë rritur kostot e blerjes se energjisë elektrike nga KESH, dhe kërkon qe këto të reflektohen në çmimin e shitjes për sasinë mbi 800 kwh/muaj për konsumatorët familjarë, ashtu sikurse është edhe vendimi I asamblesë se aksionerëve te KESH. Llogaritjet kompania i bën bazuar në parashikime për sasinë që do të konsumohet mbi 800 kwh/muaj nga abonentët familjare. Duke u nisur nga fakti që qeveria e paraqet këtë si mase për të reduktuar kërkesën për energjinë elektrike, do të ishte e nevojshme një analize kosto-përfitime për ndryshimin e politikës së çmimeve të shitjes se energjisë elektrike për 3 muajt e mbetur të vitit. Përfitimet e pritura janë ulja në sasinë e konsumuar te energjisë elektrike nga familjarët, dhe kuptohet nëpërmjet rritjes se çmimit nga 9.5 ne 42 mbulimin e kostove të blerjes nga importi të energjisë elektrike.Kostot nga rivendosja e fashës dihen, ato qe kane qene arsyet për te cilat u hoq ne vitin 2015. A është gati kompania te beje leximin e matëseve korrekt çdo 30 dite, kur vendimi po merret ne një kohe kaq te shkurtër? Nëse jo, kjo do te shkaktoje probleme ne leximin korrekt e si rrjedhoje do rrisë ankesat e konsumatorëve për faturat e rritjen e mos pagesave. Nga ana tjetër, ekzistenca e fashës do te nxisë konsumatorët te ndërhyjnë ne matëse për ti manipuluar te tregojnë me pak se 800 kwh/muaj. Kjo do te ishte e pamundur nëse kompania do te kishte investuar ne vendosjen e matëseve inteligjente, ose qofte edhe rruajtjen e bokseve kolektive te matëseve ne ndërtesat me shume banore. Për sa kohe këto vazhdojnë te jene problem atëherë kjo mund te jete një tjetër kosto e kësaj politike çmimesh. Përpara se sa ERE te urdhëroje apo vendose rritjen e çmimeve sipas oreksit te qeverise duhet te mbroje interesin publik pra xhepin e qytetareve.  Sipas raportit 27% e shpenzimeve te OSHEE shkojnë për blerje te energjisë nga Tregu i Lirë ndërkohe qe 5% nga parqet fotovoltaike (energji e rinovueshme). Nëse do te kishim një politike pro aktive ndaj diverisifikimit te energjisë (qe ka munguar totalisht) sot do te ishim shume here me pak te varur nga rritja e çmimeve ne burse. Mos rritja e çmimit te energjisë elektrike për konsumatorët familjare dhe për bizneset. Mos te kalohet pesha e rritjes se energjisë elektrike tek familjaret sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit kur parashikohet rritja e prodhimit hidrik ne vendin tone. Kalimi i peshës se rritjes se çmimeve tek buxheti i shtetit duke administruar më mirë kompanitë shtetërore si OSHE, OST, FSHU, KESH duke auditor plotësisht bilancet e tyre dhe praktikat e tyre. Taksimi me takse ekstra të kompanive që kanë dhëne energji elektrike me çmime të larta në kohë krizë (windfall tax) një mënyre taksimi që e përdorin vendet e BE (Gjermania, Italia por edhe vete BE) sikundër dhe Mbretëria e Bashkuar. Sidomos të kompanive hidrike që kanë përfituar nga rritja e çmimeve edhe pse nuk prodhojnë energjinë elektrike përmes gazit", deklaroi Tabaku.


Lajmi kryesor:

Enti i Energjisë miraton çmimin e ri, kush harxhon më shumë se 800 kWh në muaj e paguan me 42 lekë (plus Tvsh) deri më 31 dhjetor! Opozita: Dëmtohen qytetarët


D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen