Enti Rregullator i Ujit propozon rritjen e çmimit të ujit në Kukës, banorët: S'është normale se rrjedh prej bjeshke (VIDEO)

Uji i pijshëm do të kushtojë më shtrenjtë për banorët e Kukësit! Propozimi për rritjen e çmimit është bërë nga Enti Rregullator i Ujit dhe ka gjetur dakordësinë e Bashkisë së Kukësit dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Kjo e fundit organizoi këtë të mërkurë një takim informues, ku paraqiti edhe tabelat për rritjen e çmimit për konsumatorët familjarë, privatë dhe institucionet publike. Anëtarja e Këshillit bashkiak, Aurora Guska kundërshtoi rritjen e çmimit të ujit, ndërsa theksoi se duhen bërë dëgjesa publike me qytetarët përpara se të merret vendimi përfundimtar.

“Popullit duhet që ti merret mendim në lidhje me këtë çështje. Është diçka bazike. Për një pensionist që merr 70 a 80 mijë lekë ilaçe dhe që paguan drita dhe ti rritet dhe uji I pijshëm është një shifër e konsiderueshme. Ne kemi burime të pa shtershme. Jemi të rrethuar nga uji dhe është me rrjedhje të lirë”, tha këshilltarja, Aurora Guska.

Për mungesën e qytetarëve në dëgjesën publike, nënkryetari i Bashkisë Vexhi Halili u justifikua me masat anti-covid ndërsa sa i përket familjeve në gjendje të vështirë  ekonomike ai tha se kjo kategori do të ketë lehtësira.

“Kemi bërë një pyetësor online për dëgjesën publike. Me qene se e kemi pasur problematik kufizimin për shkak të COVID edhe në këtë masë e kemi të kufizuar.  Për tu lajmëruar, janë lajmëruar. Jemi ndër bashkitë që kemi çmimin më të lirë për metër kub.  Në përgjithësi nuk është ndryshuar shumë”, u shpreh nënkryetari i bashkisë Kukës, Vexhi Halili.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka propozuar që për konsumatorët familjarë çmimi i ujit të rritet 10 lek për metër kub. Pra nëse aktualisht një familje që harxhon 30 metër kub në muaj dhe paguan 750 lekë, me rritjen e çmimit do të paguajë 1,050 lek/muaj.

Ky projekt-vendim nuk është pritur mirë nga qytetarët kuksianë.

“Nuk është normale se rrjedh prej bjeshke. Nuk bën kjo punë. Rritet uji, rritet  energjia. Çfarë mbeti për ne”, u shpreh një qytetar.

“Nuk është mirë. Çdo ditë po bëhemi më fukara. Pensionet e ulëta. Senet e ulëta”, tregoi një tjetër.

“Të rritet, por të vije 24 orë në ditë”, përfundoi një qytetar.

Për konsumatorët publik rritja e çmimit të ujit pritet të jetë mbi 50 për qind, ndërsa për bizneset afro 45 për qind. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja