Entuziasmi qesharak dhe i pakuptimtë në Tiranë, për fitoren e Albin Kurtit

Entuziasmi qesharak dhe i pakuptimtë në Tiranë, për fitoren e Albin Kurtit

Albin Kurti me gjasë do të gdhihet sërish si kryeministër më 15 shkurt. Këtë radhë, me shpresën se ëndrra e tij kryeministrore do të zgjasë më shumë se dy muaj.

Nuk dihet nëse parakalimin triumfitar të ardhjes në pushtet do ta bëjë sërish nga Tirana, si herën e kaluar, kur i mori me radhë në kafe gjithë kundërshtarët e Edi Ramës për të festuar fitoren, por këta të fundit njëzëri po shprehen entuziastë në kor, se fitorja e tij në Kosovë, do të reflektojë edhe në Shqipëri.

Të dëshpëruar nga Edi Rama, se nuk po i gjendet një kundërshtar i denjë në Tiranë që ta sfidojë, e kanë gjetur shpëtimin pikërisht në Prishtinë, tek Albin Kurti, i cili, ndryshe nga Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi, presupozohet e propagandohet, se nuk është as i korruptuar e as i kapur nga “oligarkët”.

Gjë që normalisht nuk është e vërtetë, pasi kjo u vërtetua në ato pak ditë që ai drejtoi Kosovën, apo dhe në ato Komuna që qeverisen nga Vetëvendosje, ku korrupsioni e problemet janë po njësoj.

Por, a mund të jetë vërtet Albin Kurti njeriu që do të nxisë një frymë ndryshimi edhe në Shqipëri, për të sfiduar këtë klasë politike, ashtu siç pretendojnë idhtarët e tij mediatikë në Tiranë?

Kjo është qesharake edhe ta mendosh, pasi Albin Kurti, nuk ka pasur e as ka qëllim që të jetë frymëzim për klasën e korruptuar politike në Shqipëri, e jo më ta sfidojë e ndryshojë atë.

Se nëse do të kishte këtë qëllim, nuk do të kishte aleat as Sali Berishën e as Ilir Metën, të cilët i viziton rregullisht për t’u këshilluar me ta.

Në fakt, i vetmi synim i tij, është si të sfidojë Edi Ramën, në garën se kush do të jetë “baba i kombit”.

Garë e cila, nëse këtë herë qendron për 4 vjet në krye të Qeverisë dhe Rama konfirmohet edhe një mandat tjetër kryeministër, do të kthehej në një rrezik për marrëëdhëniet edhe kështu të brishta, mes shqiptarëve këtej dhe matanë kufirit.

Mjafton të kujtojmë se ç’zjarr ndezi me mashën e tij Vjosa Osmani, me vizitën e pak muajve më parë në Tiranë të kësaj të fundit, për të kuptuar se ç’rrezik përbën Albin Kurti për marrëdhëniet mes shqiptarëve, i cili nga njeriu që do të bënte bashkimin kombëtar, sot në fakt është kthyer në përçarës kombëtar, se bashkimin as vetë nuk e përmend më.

Këta që eksitohen në Tiranë me fitoren e Albin Kurtit, se në një të nesërme të afërt ai do të sfidojë edhe Edi Ramën me modelin e tij, thjesht krijojnë iluzione të kota, pasi deri më sot, me përjashtim te “ndershmërisë” kaq shumë të propaganduar për të, ka treguar se është thjesht si ai, në mos më keq.

Nuk lejon garë në partinë e tij, të cilën ka 20 vjet që e drejton, ka përjashtuar gjithë themeluesit e Vetëvendosjes dhe ata që mendojnë ndryshe nga ai, ka braktisur gjithë kauzat me të cilat hyri në politikë, nga bashkimi kombëtar, tek mosnjohja e shtetit të Kosovës, të cilin sot kërkon ta drejtojë, përdor fenë për vota, nuk njeh vendimin e gjykatave e kërkon pushtet absolut etj, etj, njësoj pak a shumë, si çdo politikan ballkanas.

Ndaj, mirë është të qetësohen e boll e ngarkuan veten me shpresa të kota për Albinin, se boll halle e telashe do të ketë në Kosovë, duke nisur nga bisedimet e vështira me Serbinë e deri tek përplasjet që ka pasur me Perëndimin, të cilave këtë radhë do t’iu duhet t’ju japë një zgjidhje, për të mos pasur fatin e herës së shkuar. Se këtë radhë nuk thotë dot as “më rrëzuan amerikanët”!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albKos: 15/02/2021 16:01

    Fatkeqesisht ne rreshtat tuaj lexohet mendesia e ketij vendi, qe ju kane verbuar syte dhe nuk di te gjej shpetim, e qe shpetimin e ka ne doren e vet.

    Përgjigju
  • Analfabetet me Diploma: 15/02/2021 08:54

    Per "Trrnaskopin" poshte. A e ke idene se cfare shkruan?? Une jam shqiptar i Shqiperise, dhe sot jam teper i gezuar, qe fitoje Albin Kurti. Me sakte fitoje mencuria, inteligjenca mbi hajdutet,dhe injorantet, llumin qe e ka qeverisur Dardanine per keto 20 vjet. Inteligjeca e Albin Kurtit eshte me vite drite larg turrmes se fshatareve, qe lane opingat me balga, dhe i hyne vendit me te vjedhur, deri sa i nxorren fundin. Turp dhe faqja e zeze, kur gjallesa si puna jote, marrin fryme ende.

    Përgjigju
  • Trrnaskop Kacija: 14/02/2021 22:04

    Prapa Albin Kurtit qendron aleanca serbo-ruse qe ka kohe qe enderron te dale ne bregdetin shqiptar por nje gje te tille ta harrojne Albin Kurti ne Kosove bashke me serboruset shqiptare qe nga Sali Berisha Lulzim Basha Ilir Meta dhe kelyshet e tyre se sa te jete gjalle Amerika dhe NATO Edi Ramen skane shanse qe ta rrezojne.

    Përgjigju
  • Nino: 14/02/2021 12:35

    Sa perçares dhe cinik ky shkrim. Te pakten ne Kosove e kane nje alternative ndersa ketu kane shteruar alternativat sepse e gjithe klasa politike jane njesoj (hajdute, te korruptuar, vrases, nje pjese e mire e tyre injorante dhe antishqiptare

    Përgjigju
    • andro: 14/02/2021 17:12

      Shif qe Kurti eshte me komunist se keta qe shkruajne komente ketu kjo ska diskutim. dhe qe mua kurti nuk me pelqe kjo duket... por atje funksionon demokracia me mire se ktu ke ne kjo ska diskutim.

  • Akrepi: 14/02/2021 12:17

    Mos te kesh fare merak , Kurti fitoren e kesaj radhe , perseri ne shqipoeri do ta festoi . mirpo kete radhe s'do ta festoi me te djathtet , biles , te parin qe do ftoi do jesh ti , po deshe merr me vete edhe Ramen e ndonje tjeter pushtetar , se helbete te duhen ata , per dite te bardha e te zeza . Entusiazmin , kete radhe ta kan len ty dhe shokeve te partise Rilindia , me te vetmin ndryshim se , nuk eshte qesharak , si me pare , por mjeran . Si mund ti frysh zjarrit te percaries , per te vetnin arsye se politikanet e dy vendeve dikur kan patur mosdakortesi , qoft edhe qefmbetie ; dhe u dashka qe mardheniet e tyre jo te mira , te reflektojne edhe ne popullin , mbareshqipetar !!??.. Per pese lek , ju sulmoni popullin dhe vellezerit tuaj .. Sa i dashur e i respektuar eshte populli jone ndermjet vet--vetes !..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja