Entuziazëm në selinë e PS, Ervin Bushati për Report Tv: Procesi më i mirë elektoral në historinë e Shqipërisë, qytetarët vlerësuan punën me mandat të 3-të

Me entuziazëm të madh po ndiqet numërimi i votave në selinë e PS, e cila duket se po shkon drejt mandatit të 3-të. Nga selia e PS mes brohorimave, Ervin Bushati tha për Report Tv se kanë menaxhuar një proces të mirë elektoral, sipas tij më i miri në historinë e Shqipërisë.

Duke theksur se mandati i 3 për PS dukej i paarritshëm nga ana e analistëve, qytetarët sipas Bushatit kanë vlerësuar punën duke i dhënë Partisë Socialiste më shumë vota se në mandatin e dytë.

“Kemi menaxhuar një proces të mirë elektoral, ishte një proces më i miri në historinë e Shqipërisë, ishte vullneti i shqiptarëve ai që prevaloi dhe fitoi. Qytetarët vendosën për një mandat të 3 për PS, diçka që dukej e paarritshme nga analistët por që ne e dinim dhe e shpresonim. Me më shumë vota se në mandatin e dytë dhe na bën  ta ndiejmë vlerëismin nga qytetarët, kanë vlerësuar atë që di të bëjë punën dhe jo atë që mban rradhën”, tha Veliaj.

Bushati shtoi se votimi elektronik shkoi shumë mirë.

“U bë një votim elektronik që shkoi shumë mbarë”, tha Bushati më tej.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon