Entuziazmi i prindërve, shtyn
fëmijët të hanë fruta e perime

Entuziazmi i prindërve, shtyn<br />fëmijët të hanë fruta e perime
Të gjithë prindërit janë të shqetësuar për ushqimin që konsumojnë fëmijët e tyre. Përpjekja për t’i ushqyer ata ushqime të freskëta dihet që është gjithnjë e mundimshme nga ana e prindërve dhe rezultati? Fëmijët nuk preferojnë të hanë fruta dhe perime, por cila është mënyra më e mirë dhe më e duhur për t’i mësuar të vegjlit tanë që vitaminat ndodhen pikërisht tek këto ushqime? Mjafton entuziazmi i prindërve, që të vegjlit e tyre të ambientohen shumë thjesht dhe lehtë për të konsumuar frutat dhe perimet duke i mënjanuar nga çokollatat. Psikologët francezë të universitetit Blaise Pascal të Clermont-Ferrand, së bashku me disa kolegë të tyre kanë publikuar një studim të fundit, të kryer me 150 fëmijë e adoleshentë të moshës nga 5-21 vjeç dhe kanë arritur në përfundimin sesi të vegjlit binden më lehtë, dhe arrijnë madje të besojnë edhe faktin se perimet janë më të mira sesa çokollata.

Konsumimi i perimeve në familje
Zhvillimi i kores ballore të trurit të fëmijëve, ende nuk ka përfunduar dhe për këtë arsye të vegjlit kanë tendencë për të kopjuar sjelljet e njerëzve që i rrethojnë. Në këtë pikë, faji është paksa edhe i ambientit familjar, nëse fëmijët refuzojnë konsumimin e perimeve. Për shembull, në momentin kur në tavolinë mbërrin pjatat me bizele ose karrota, nëse fëmijët nuk shohin tek prindërit e tyre ushqimin me perime të tilla, atëherë ata do ta refuzojnë këtë lloj ushqimi. Ndërkohë që nga ana tjetër mjafton që ata të shohin pjesëtarët e tjerë të familjes që hanë perime, për të pasur një influencim që i shtyn ata të bëjnë të njëjtin veprim. Në këtë pikë këshillat janë për prindërit, ata duhet të luajnë rolin e një aktori për t’i shpjeguar fëmijës së tyre vlerat ushqimore që kanë perimet dhe në ndonjë rast edhe për të konsumuar së bashku me ta këto ushqime.

Televizioni, shembull i mirë
Studiuesit kanë aplikuar një tjetër metodë gjatë studimit të tyre, ku fëmijëve pjesëmarrës i tregohej në ekranin e televizionit një zonjë e cila prezantonte tre shprehje në lidhje me ushqimet që shijonte (neveri, kënaqësi ose nuk mbante një qëndrim neutral). Ndërkohë që vizioni i shprehjes së zonjës ka ndikuar sidomos tek fëmijët në moshë më të vogël, për të shprehur edhe ata vlerësimet për ushqimet që provonin. Shprehja e kënaqësisë ka pasur një efekt më të madh tek femijët në moshën 5 vjeç sesa tek fëmijët e moshës 8 vjeç si dhe tek ata më të mëdhenj.

(b.gj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’