Entuziazmi i të rinjve të Kavajës
ul Ramën këmbëkryq në podium

Entuziazmi i të rinjve të Kavajës<br />ul Ramën këmbëkryq në podium
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar në Kavajë një takim me të rinj të ciilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit, por entuziazmi i tyre e ka ulur këmbëkryq në podium.
 
Ndërsa Rama fliste, të rinjtë e kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës me brohorima mbështetëse, derisa në një moment kreu i qeverisë tha se do të heshtte deri sa të ndalnin, por energjia rinore u shtua edhe më.
 
Kryeministri më pas vendosi të ulej këmbëkryq në podium për të pritur që ata ta dëgjonin. “Saliu thotë i sjellin me zor, këta nuk ndalojnë. Pa pushuar ju nuk flas. Ç'a keni ngrënë sot? Mund të shtrihem e t’ia fus gjumit këtu”, tha Rama.

Pas këmbënguljes së kryeministrit për të "bojkotuar entuziazmin", të rinjtë për një moment heshtën dhe lejuan Ramën të flasë.

“Ju lutem hapini krahët dhe përqafoni miqtë dhe u thoni shokëve, miqve e kushërinjve se më e rëndësishme se partia është Kavaja dhe Shqipëria”, tha Rama.

[gallery]22014[/gallery]

Rama:Demokratët e Kavajës s’shkojnë pas marrëzisë së çadrës
Kur kanë mbetur dy javë nga zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajas, kryeministri Rama zhvilloi mitingun me të rinjtë ndërsa u shpreh se nuk beson se demokratët e këtij qyteti do shkojnë pas marrëzisë së Lulit e Berishës.

"Duan të bllokojnë rrugën e Kavajës drejt së ardhmes, duan të rikthehen për të ndaluar orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli, duan të rikthehen për të përplasur qytetarët, prindërit fëmijët, familjen e zakonshme duke i ndarë e përçarë dhe duke i futur në nj konflikt pa kuptim, por nuk besoj se ka demokratë të ndershëm e familje të zakonshme që ka votuar e voton PD që është gati përplasen që ata që janë në çadër të shpëtojnë nga drejtësia. Nuk besoj se ka prindër demokrat të shkojnë pas marrëzisë së Berishës e Lulit për të shpëtuar gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Jam i bindur se demokratët që janë me PD me zemër e arsye kurrë nuk do pranojnë të bëhen mish për topat e kësaj marrëzie që ushqehet nga frika e tmerrshme e drejtësisë që na duhet për Shqipërinë që duam", tha Rama.

Fjala e Ramës
Duan të bllokojnë rrugën e Kavajës drejt së ardhmes, duan të rikthehen për të ndaluar orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli, duan të rikthehen për të përplasur qytetarët, prindërit fëmijët, familjen e zakonshme duke i ndarë e përçarë dhe duke i futur në nj konflikt pa kuptim, por nuk besoj se ka demokratë të ndershëm e familje të zakonshme që ka votuar e voton PD që është gati përplasen që ata që janë në çadër të shpëtojnë nga drejtësia. Nuk besoj se ka prindër demokrat të shkojnë pas marrëzisë së Berishës e Lulit për të shpëtuar gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Jam i bindur se demokratët që janë me PD me zemër e arsye kurrë nuk do pranojnë të bëhen mish për topat e kësaj marrëzie që ushqehet nga frika e tmerrshme e drejtësisë që na duhet për Shqipërinë që duam. 

Nuk ka rëndësi a ke apo nuk ke lekë në xhep për të marrë të drejtën tënde e drejta nuk blihet dhe shitet, e drejta është ajo që na bën njerëz të barabartë  në një vend demokratik. Miqtë e mi ju i keni dhënë një mbështetje të madhe PS dhe projektit tonë për Rilindjen e Kavajës dhe unë besoj se ne ju kemi dhënë provën se nuk do ta tradhtojmë kurrë Kavajën. 
 
Shpesh herë dëgjoni që nuk ia vlen të merresh me politikë apo të votosh, nuk ia vlen se në fund të fundit të gjithë janë njësoj por nëse do ishin njësoj Kavaja do të ishte si atëherë kur unë e pashë në fillim. Një shkretëtirë ku qëndronin dy gishtat që ishin si pinca që i këpusnin gishtat duarve të shpresës. Sot ngado të hedhësh sytë kupton që ne nuk jemi të gjithë njësoj, që vota ka shumë rëndësi sepse Kavajën e transformuan votat tuaja. Pa votat tuaja Kavaja do të ishte kazani i tradhtisë së Saliut.
 
Në 18 qershor vota ka peshë shumë të madhe sepse Shqipëria që shikoni nga Tv, ajo e partive politike dhe e politikanëve po jeton sot një krizë, që është kriza e një udhëkryqi mes Shqipërisë që duan të na kthejnë ata të çadrës dhe Shqipërisë që duam.

Ne reformuan arsimin. Universitetet shisnin diploma pa vlerë dhe u vrisnin ëndrrën prindërve për t’i parë fëmijët të shkolluar dhe të aftë për të jetuar me punën e tyre. Ku janë sot mijëra të rinj jurist kristali, vitrinash, llamarinash? Janë pa punë, pa zanat, pa shpresë sepse piramidat e universiteteve i mashtruan.  Të rinjtë që nuk shkojnë dot në universitet kanë rrugën e hapur të arsimit profesional Kanë rrugën e hapur për të jetuar në një fabrikë, ndërmarrje ose për të hapur biznesin e tyre të vogël.
 
Nëse ne nuk arritëm dot në 3 vjet e gjysmë të shëronim plagët e çerekshekullit rrumpallë, ne provuam se atdheu ynë mund të bëhet. Ne provuam se Shqipëria mund të bëhet shtet. 
 
Asnjëherë më parë votuesit e parë nuk kanë qenë kaq të shumtë në mbështetje të PS.
  
Bëjnë çmos të tregojnë një gënjeshtër të madhe se këto takime organizohen siç i organizonte Saliu dikur që mbyllte shkollat dhe i merrte mësuesit e nxënësit të duartrokasin. Sot kjo nuk ndodh. Ne qysh se kemi ardhur në qeveri e deri më sot as nuk kemi mbyllur as nuk do mbyllim asnjë shkollë për t’i marrë mësuesit e nxënësit në mitingje. Sot mësuesit nuk i heq dhe vë partia, por merita.
 
I lutemi mësuesve dhe nxënësve, votuesve të parë dhe studentëve të vijnë me ne dhe të flasin për Shqipërinë që duan, jo në klasë sepse shkolla është e shtetit dhe shteti është i të gjithëve.
 
Asnjëherë nuk i kemi publikuar foto e video të mësuesve dhe nxënëse në çadër, dhe nuk ka asnjë prej tyre që i ka hyrë një gjemb në këmbë se ka shkuar në çadër, ne jemi ndryshe. Nuk i ndajmë njerëzit, për ne Shqipëria është kuqezi, për ne Shqipëria është flamuri i Ismail Qemalit, është amaneti i rilindësve tanë.  Për ne Shqipëria është ajo e Kavajës së vitit 90, e studentëve të vitit 90.
 
Në këtë qytet më shumë se nga asnjë vend tjetër duhet të punojmë me zemër për t’i dhënë një shembull gjithë Shqipërinë së socialistëve dhe demokratëve, mbi të gjitha kënaq Shqipërinë, drejtësinë, ekonominë, e punësimin dhe për të gjitha këto duhet të pushojmë nga puna gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën