TIRANE- Një stërvitje ushtarake në Maqedoni, që do të mbahej në vjeshtën e 1983, kishte ngjallur shqetësim mes udhëheqësve shqiptarë. Në mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qëndror, me 5 shtator 1983 ata i japin një hapësirë të madhe këtij argumenti, duke diskutuar e komentuar arsyet e kësaj stërvitjeje nga ana e ushtrisë Jugosllave, dhe pse shqiptarët kishin refuzuar pjesëmarrjen në të. Ajo ç’ka përbën inters në këtë rast është qëndrimi që mban Enver Hoxha ndaj kësaj stërvitjeje dhe përsëritja disa herë e argumentit se është e njëjta ushtri që në demonstratat e ’81 në Kosovë, ata vranë 600 shqiptarë. Hoxha insiston ta publikojë në ATSH këtë qëndrim dhe ta theksojnë numrin e të vrarëve në Kosovë.
Pasi kanë refuzuar të jenë pjesë në këtë stërvitje, Hoxha planifikon si të japë një përgjigje për këtë provokim, siç e cilëson ai. Në fillim ai pyet se sa shqiptarë jetojnë në zonën ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake në Maqedoni, pastaj propozon të bëhet një reagim në ATSH ndaj akuzave që ‘TANJUG’ ka bërë ndaj shtetit shqiptar, i cili në kohën e revoltave në Kosovë sipas kësaj agjensie, “futën hundët në punët e brendshme të Jugosllavisë”.
Hoxha këmbëngul që të përmendet në reagimin e ATSH numri i forcave ushtarake që marrin pjesë në këtë stërvitje. “Jugosllavët gënjejnë, ato nuk duhet të jenë 25 mijë veta, por mbi 50 mijë, aq sa u përdorën edhe për të shtypur popullin e Kosovës”.
Gazeta i sjell të plota dialogjet e zhvilluara në këtë mbledhje mes Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Simon Stefanit dhe Hekuran Isait.
TEPËR SEKRET
TAKIM-DITOR
I SEKRETARËVE TË KQ TË PPSH TË DATËS 5 SHTATOR 1983
Sot u bë një mbledhje e Sekretariatit të KQ jashtë radhe. Ishin të pranishëm me këtë rast edhe anëtari i Byrosë Politike dhe ministër i Brendshëm, shoku Hekuran Isai, si dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës, shoku Foto Çami.
Në këtë mbledhje u diskutua:
1. – Mbi masat që janë duke u marrë lidhur me stërvitjen ushtarake që do të bëjnë jugosllavët në Maqedoni.
2. – Mbi gjendjen e furnizimit në Tiranë.
3. – Mbi dy gjyqet kundër armiqve të popullit e të Partisë që përfunduan këto ditë në Tiranë.
4. – Mbi nevojën e forcimit të punës së Partisë në organet e punëve të brendshme.
1. – MBI MASAT QË JANË DUKE U MARRË LIDHUR ME STËRVITJEN USHTARAKE QË DO TË BËJNË JUGOSLLAVËT NË MAQEDONI
Shoku Hekuran Isai: Nga ana jonë janë marrë një seri masash lidhur me stërvitjen që do të bëjnë jugosllavët në Maqedoni. Edhe me shokët e ushtrisë kemi biseduar për këtë problem, shoku Enver, me qëllim që divizionet tona të vihen në gatishmërinë numër 2 në tërë brezin kufitar.
Shoku Simon Stefani: Kemi ngritur edhe një grup shokësh, me shefin e Drejtorisë së Zbulimit të Ushtrisë në krye, për të vrojtuar e ndjekur të gjitha operacionet që do të bëjnë jugosllavët dhe më në fund nga gjithë kjo punë të nxjerrim konkluzionet tona.
Shoku Hekuran Isai: Këtë çështje e shikuam edhe me shokët specialistë. Mendojmë se forcat se forcat jugosllave, që do të bëjnë stërvitjen, duke u ndodhur 30 kilometra larg kufirit tonë shtetëror, nuk përbëjnë rrezik për ndonjë sulm të befasishëm kundër nesh. Të 25 mijë trupat që kanë përqendruar për stërvitjen në Maqedoni mund të shërbenin si një skalion për pykëzim në drejtim të Shqipërisë, por vetëm këto nuk janë në asnjë mënyrë të mjaftueshme për të na sulmuar, pa mobilizuar forca të tjera në brendësi të Jugosllavisë. Deri më sot ne nuk kemi të dhëna që jugosllavët të kenë vënë në gatishmëri reparte të tjera të ushtrisë së tyre në drejtim të Maqedonisë.
Shoku Enver Hoxha: Një veprim të tillë nuk mund ta bëjnë jugosllavët me rastin e kësaj stërvitjeje, derisa kanë thirrur të asistojnë edhe vëzhgues të huaj. Sidoqoftë ne duhet të marrim masa për të përballuar çdo të papritur.
Shoku Hekuran Isai: Veç gatishmërisë numër 2, shoku Enver, ne kemi marrë edhe masa të tjera.
Shoku Enver Hoxha: Në rajonin ku do të zhvillohet kjo stërvitje ka shumë shqiptarë?
Shoku Hekuran Isai: Po, ka, po numrin ekzakt nuk e di. Fshatrat e këtij rajoni janë të përbërë më shumë me popullatë të përzier. Sidoqoftë, popullsia shqiptare atje nuk është e madhe.
Shoku Ramiz Alia: Popullsi shqiptare duhet të ketë më pak në këtë zonë për të cilën flet Hekurani. Kjo ndodhet në mesin e Maqedonisë.
Shoku Enver Hoxha: E kam parasysh, sidoqoftë, shqiptarë prapë ka edhe atje.
Shoku Hekuran Isai: Ka, shoku Enver, po nuk kanë shumë kompaktësi. Si numër nuk e di saktësisht sa shqiptarë ka në këtë rajon.
Shoku Enver Hoxha: E di pse pyes? Se kam menduar të bëjmë një tjetër njoftim në shtypin tonë kundër jugosllavëve. E vutë re si iu përgjigjën ata qëndrimit që botuam ne për mospjesëmarrjen tonë në këtë stërvitje që do të bëjnë? TANJUG-u, jo vetëm që na u përgjigj në emisionin e tij të gjuhës angleze, po ngrinte përsëri çështjen e Kosovës, sikur ne paskemi nxitur nacionalizmin atje, kemi ndërhyrë kështu në punët e brendshme të Jugosllavisë etj. Prandaj mendoj sikur ATSH-ja të bëjë përsëri një njoftim tjetër.
Çështja është tani se si ta bëjmë këtë. Unë mendoj t’i referohemi lajmit që dha TANJUG-u në emisionin anglisht, lidhur me përgjigjen tonë për të mos marrë pjesë në këtë stërvitje, të cilën ne e cilësuam si një veprim të rrezikshëm për fqinjët e Jugosllavisë. TANJUG-u nuk mungoi të sulmonte edhe me këtë rast Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, sikur gjoja kjo paska ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë në kohën e demonstratave që u zhvilluan në Kosovë etj., në vitin 1981, gjatë të cilave u vranë më tepër se 600 veta.
Këtu është me rëndësi ajo që do të japim në njoftim, shifra që do të përmendim, që tregon numrin e të vrarëve shqiptarë në Kosovë nga forcat e armatosura jugosllave dhe për këtë fajin na e hedhin ne që i paskemi provokuar demonstratat. Këto sulme, të theksojmë në njoftim, ne i hedhim poshtë.
Veç kësaj, të mos harrojmë që të vëmë mirë në dukje me këtë rast se është e dyta herë që përsëritet ky gjenocid nga ana e jugosllavëve, një herë para disa vjetësh, në kohën e Aleksandër Rankoviçit, të cilit, për terrorin që ushtroi kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, i bënë nderime të mëdha në Beograd, duke e cilësuar si hero të popujve të Jugosllavisë. Me këtë qëndrim të mbajtur ndaj Rankoviçit, që griu në atë kohë kosovarët, titistët sikur donin t’u thoshin popujve të Jugosllavisë se ai kishte vepruar shumë mirë. Një kjo.
E dyta, është pastaj gjenocid i vitit 1981 dhe këtej të kalojmë në çështjen që tani do të bëhet kjo stërvitje ushtarake, të cilën ne e quajmë të panevojshme, pse askush nuk e kërcënon Jugosllavinë, por kjo bëhet me qëllim për t’u kallur frikën veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
Shoku Hekuran Isai: Dhe të shtohet që kjo ushtri, që do të bëjë atje këtë stërvitje, është e njëjta që shtypi edhe shqiptarët në Kosovë.
Shoku Enver Hoxha: Që përpiqet të frikësojë edhe shqiptarët e Maqedonisë. Një gjë të tillë unë mendoj ta bëjmë. Si thoni ju, shokë, mund të shkojë kjo?
Shoku Ramiz Alia: Pse të mos shkojë, shoku Enver? Ajo shkon në kuptimin e asaj që thatë, se kjo stërvitje drejtohet më shumë kundër shqiptarëve, veçanërisht kundër shqiptarëve të Maqedonisë dhe e lidhim këtë me ato që kanë bërë përpara.
Shoku Enver Hoxha: Po, me provokacionin që bëri TANJUG-u.
Shoku Ramiz Alia: Bile TANJUG-ut është e nevojshme t’i vihet në dukje edhe një ide tjetër. Për ato që thoshte se “veprimet tona korrekte miqësore shqiptarët na i quajnë armiqësore”, ne t’i kundërvihemi me idenë: Pse, të kërcënosh me ushtri, vallë akt miqësor është?
Shoku Enver Hoxha: Ta bëjmë këtë njoftim, mendoj unë, t’ua themi këto ide jugosllavëve. Prandaj pyeta në se ka shqiptarë në këtë rajon të Maqedonisë apo jo, se gjithë fryma e kësaj stërvitjeje të ushtrisë jugosllave, që do të bëhet në Maqedoni, synon të na thotë: “Shikoni ju, shqiptarë, rrini urtë, se kemi ushtri të fortë ne!”.
Shoku Ramiz Alia: Po, po, kjo stërvitje që do të bëhet, këtë synim ka. Bile jugosllavët punojnë që t’ua shtojnë frikën jo vetëm shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, por edhe atyre të Kosovës, se afër kësaj bëhet, por, në radhë të parë jugosllavët përpiqen të frikësojnë shqiptarët e Maqedonisë.
Shoku Enver Hoxha: Në njoftim ne mund të themi edhe se “maqedonasit i njohim mirë cilët janë shqiptarët” dhe me kaq të lihet kjo.
Shoku Hekuran Isai: Jugosllavët këtë stërvitje e bëjnë kryesisht kundër nesh.
Shoku Enver Hoxha: Është e qartë që kundër nesh e bëjnë, po këtë radhë mund t’u themi atyre që “ky veprim i tyre rrezikon fqinjët”. Në këtë rast të përmendim vetëm fqinjët.
Njoftimin mendoj ta botojmë nja dy ditë përpara se të fillojë stërvitja nga ana e jugosllavëve.
Shoku Ramiz Alia: Po, po, vetëm nja dy ditë përpara se të fillojnë manovrat ta japë ATSH-ja, me qëllim që jugosllavët të mos kenë kohë të na përgjigjen(1).
Shoku Hekuran Isai:Ne kemi dokumente që tregojnë se në stërvitjen e vitit 1976 që bënë jugosllavët, ka asistuar edhe ambasadori kinez, siç thonë tani. Në atë kohë ambasadori kinez ka bërë muhabet me diplomatët e ambasadës sonë për këtë stërvitje. Çfarë u ka thënë tanëve kinezi? “Më ftuan jugosllavët për të parë stërvitjen e tyre dhe më çuan në një repart ku furnizohej ushtria, pastaj më treguan një kompani që po sulmohej, më vonë më hipën në një helikopter, me të cilin më shëtitën andej-këtej dhe ja, kjo ishte gjithë vizita që bëra me këtë rast”.
Shoku Enver Hoxha: Ashtu do të bëjnë ata edhe tani me të ftuarit. Megjithatë ne duhet t’u kërkojmë që të jenë një çikë të shkathët funksionarët e ambasadës sonë në Beograd për të ndjekur të paktën drejtimet e ndryshme të sulmit, kombinimin e aviacionit me tanket, të mësojnë ndërlidhjen e tyre si u punon, funksionin kjo me kod apo me shifër të hapët etj.
Shoku Ramiz Alia: Unë bisedova pak edhe me Prokopin për këtë çështje, shoku Enver, e porosita atë të krijojë pikërisht një grup të veçantë kuadrosh ushtarake për ta ndjekur këtë stërvitje, që nuk ka si të ndiqet, siç mund të bëhet me të gjitha stërvitjet e tjera, për të cilat na dërgojnë ndonjë të dhënë kuadrot e zbulimit.
Në këtë rast mendoj që në krye të këtij grupi të jetë një nga kuadrot më me përgjegjësi të ushtrisë, i cili të fillojë të grumbullojë që tani tërë informacionin që është dhënë nga jugosllavët deri më sot për këtë stërvitje, duke nisur nga lëshimi i komunikatës dhe deri te të gjitha të tjerat që kanë publikuar më vonë. Ata duhet të kujdesen, i thashë, që të gjëmtojnë të tëra shprehjet, rresht për rresht, të shkruara e të pashkruara, deri edhe çfarë komentesh po bën bota për këtë stërvitje. Përveç kësaj, stërvitjen ky grup ta ndjekë edhe me anën e aparaturave, edhe me vëzhgim okular, në qoftë se ka mundësi, pra të jemi në dijeni për çdo lëvizje e veprim të forcave jugosllave, me qëllim që në fund të saj të bëhet nga ana jonë një konkluzion për të.
Shoku Enver Hoxha: Posi, të bëhet pastaj një konkluzion, se si u zhvillua kjo stërvitje, ç’forca u vunë në manovër, si vepruan ato, qysh e tek etj.
Të mos harrohet pastaj fakti që, për sa i përket numrit të forcave ushtarake që marrin pjesë në këtë stërvitje, jugosllavët gënjejnë, ato nuk duhet të jenë 25 mijë veta, por mbi 50 mijë, aq sa u përdorën edhe për të shtypur popullin e Kosovës.
Pra, në njoftimin që do të japim, mendoj ta vëmë në dukje shifrën, sipas së cilës, gjatë demonstratave që janë bërë në Kosovë, nga ana e jugosllavëve janë vrarë mbi 600 shqiptarë.
Shoku Ramiz Alia: Po, po, se edhe suedezët në artikull e kishin përmendur këtë çështje.
Shoku Enver Hoxha: Po, e kishin përmendur, prandaj sikur të vëmë në njoftim që jugosllavët ndjekin këtë taktikë në kundërveprimet që bëjnë, ndjekin e vënë re çfarë shkruajmë ne, pastaj japin përgjigjen e tyre dhe nuk lënë gjë pa iu përgjigjur.
Shoku Hekuran Isai: Ai i TANJUG-ut thoshte se kishte rënë në hall se qysh të shkruante.
Shoku Enver Hoxha: Po, po, ai na sugjeroi neve që të merrnim pjesë në stërvitje.
Shoku Ramiz Alia: Është diplomat i vjetër ai.
Shoku Foto Çami: Megjithëse jemi nën kuotën e caktuar në Helsinki, ne prapë njoftuam, thonë ata.
Shoku Ramiz Alia: Po, ata e kanë ulur atë nga 25 në 22.
Shoku Hekuran Isai: Gjendja ekonomike e Jugosllavisë nuk është e favorshme për të bërë një stërvitje të tillë, se bëhen shpenzime të mëdha, që në këto raste, edhe superfuqitë, para se t’i fillojnë, mendohen mirë, mbasi në këtë mundet që marrin pjesë mbi 50 mijë njerëz.
Shoku Enver Hoxha: Unë mendoj që edhe në Maqedoni duhet të ketë rezistencë jo vetëm nga ana e shqiptarëve, po edhe nga vetë maqedonasit. Çështja e bullgaro-maqedonasve në popull ekziston atje, vetëm se nuk vihen shumë në dukje ndjenjat pro bullgare, por që këto ndjenja ekzistojnë midis popullatës maqedonase, ky është fakt. Ekziston atje mendimi që “ne, maqedonasit, pjesë e Jugosllavisë jemi, po jemi një popull i veçantë, jemi maqedonas”. Këtë çështje atje e diskutojnë njerëzit, “Maqedonia është jugosllave apo bullgare”. Jugosllavët e bëjnë të tyren, “nuk ka asgjë bullgare në Maqedoni”, thonë ata.
Pastaj në Maqedoni, përveç problemeve nacionale, duhet të ketë edhe vështirësi të mëdha ekonomike.
Shoku Ramiz Alia: Po, po, ekonomia atje është më e dobët se kudo në Jugosllavi. Maqedonia ka mbetur një krahinë nga më të prapambeturat. Nga tërë republikat ajo është më e prapambetura në tërë Jugosllavinë.
Shoku Enver Hoxha: Ne e dimë se atje mungon energjia elektrike, mungojnë lëndët e para etj. Të gjitha këto janë me rëndësi të madhe, janë probleme shumë të mprehta, bile mund të jenë më të mprehta edhe se në Kosovë. Sidomos mungesën e energjisë elektrike e kanë shumë problem në Maqedoni, sikurse kanë edhe minierat, se bujqësinë e kanë më ndryshe.
Shoku Hekuran Isai: Kjo stërvitje që po bëhet në Maqedoni, shoku Enver, midis dy superfuqive, mos i intereson më tepër Perëndimit?
Shoku Enver Hoxha: Siç e dimë, në Jugosllavi ka një korrent të fortë pro sovjetik, por ka gjithashtu edhe një korrent të fortë pro perëndimor. Të dy këto korrente lozin politikën e ekuilibrit. Jugosllavët, kur shikojnë se kanë nevojë për ndihmën e Perëndimit, si të rafinuar që janë në politikë, bëjnë disa gjeste e veprime për të lënë përshtypjen sikur anojnë nga Lindja. Stërvitja e tanishme mund të konsiderohet me karakter antilindor dhe pro perëndimor. Jugosllavët nga ana jonë nuk kanë frikë, ata e dinë mirë se Shqipëria nuk i sulmon, nuk u vjen ndonjë rrezik prej saj.
Rrezikun ata e kanë nga Lindja. Klanit pro lindor kjo stërvitje i intereson në rast se drejtohet kundër Shqipërisë, po nuk duhet t’i interesojë Bullgarisë.
Sidoqoftë titistët bëjnë një politikë të ekuilibrit shumë të rafinuar. Në këto drejtime, po të shikosh, deri edhe në fjalimet e njërit apo të tjetrit udhëheqës jugosllav, nuancat lënë të kuptojnë sikur janë edhe pro sovjetikë, edhe antisovjetikë. Kështu kanë vepruar ata gjithë jetën, e kanë ngritur në sistem këtë qëndrim.
Shoku Foto Çami: Qëllimi i tyre është që të zhvatin nga të gjitha anët.
Shoku Ramiz Alia: E kanë përpunuar me kujdes dhe mirë qëndrimin e tyre ata.
Shoku Enver Hoxha: Këtë vijë kanë ndjekur vazhdimisht titistët. Njihen atje elementët e grupit që anojnë nga Lindja dhe ata që janë me anën tjetër, me Perëndimin. Lëri republikat, por edhe grupet, sidomos grupet e udhëheqjes, kështu janë, të ndarë.
Fundi i fundit një stërvitje ushtarake është kjo, thonë ata. Edhe ju bëni të tilla. Me ftesën që na dërguan jugosllavët, donin të na thoshin se “ne (jugosllavët) po veprojmë siç vepruat ju kur bëtë stërvitjen në Librazhd”. Më kujtohet se Mehmet Shehu, para se të fillonte stërvitja që bëmë në Librazhd, na propozoi që t’i lajmëronim jugosllavët.
Po mirë, iu përgjigj Hysniu, mund t’i lajmërojmë, se, po të mos u themi gjë, ata prapë do të na vëzhgojnë, mbasi është gjithë ajo forcë e madhe jona që do të lëvizë nëpër rajonet e Dibrës deri në Librazhd e Pogradec.
Tani edhe jugosllavët thanë që dale, edhe ne do t’i ftojmë shqiptarët dhe t’ua lëmë ftesën në derë. Po atyre ne mund t’u vëmë në këtë rast pyetjen: “Pse nuk na thirrët edhe në mbledhjen që u bë për problemet e gjuhës shqipe në Kosovë? Si të mos na dërgohej ftesë neve për të marrë pjesë në një manifestim gjuhësor, që ka interes shumë të madh për ne dhe për shqiptarët e Kosovës, në radhë të parë? Dhe pretendoni pastaj të keni marrëdhënie normale kulturore me Shqipërinë. Është e qartë që ju na e bëtë ftesën për të marrë pjesë në këtë stërvitje ushtarake, për të na kërcënuar me anën e forcës”. Hajde mos ua thuaj titistëve këtë qëndrim.
Shoku Hekuran Isai: Për të marrë pjesë në stërvitjen e forcave të tyre ushtarake ne nuk kemi nevojë, se dimë vetë si organizohet e zhvillohet një stërvitje.
Shoku Enver Hoxha: Nuk di në se vutë re diçka në shtypin e Kosovës në një fjalim të njërit nga udhëheqësit kosovarë. Në një mbledhje që është bërë atje, nuk më kujtohet me ç’rast, njëri prej tyre, pasi zuri në gojë fjalën tënde, Ramiz, theksoi që “ne nuk i lejomë serbomëdhenjtë të na pengojnë për të mësuar gjuhën tonë, Naimin dhe Mjedën...”. Duke folur me këtë gjuhë, indirekt ai na thotë neve që në këtë çështje jemi dakord me ju. Me fjalë tjera në këtë fushë drejtuesit kosovarë po luftojnë me serbët.
Shoku Ramiz Alia: Po, po, dikush e kish thënë këtë në Kosovë, njëri nga udhëheqësit shqiptarë të atjeshëm.
1. Njoftimi u dha nga ATSH-ja vetëm për botën e jashtme.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com