Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke shkruar se shqiptarët “po zgjohen” dhe “po tregojnë ngjyrat e tyre," shkruan Dugin në rrjetin X.

«Tani shqiptarët po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufi dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani po zgjohen.» shkruan ai ne X

Alexander Dugin është një filozof dhe ideolog ultranacionalist rus, i njohur për teorinë e tij euroaziatike dhe për qëndrimet e forta kundër Perëndimit. Në librin e tij “The Foundations of Geopolitics”, botuar në vitin 1997, ai argumentonte për rindërtimin e ndikimit rus përmes aleancave, aneksimeve dhe dobësimit të rendit perëndimor. Për këtë arsye ai është përshkruar shpesh si “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, me një ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e Presidentit rus.

Kryeministri Edi Rama ka aluduar disa herë për frymëzime të huaja në protestat në Shqipëri, por pa përmendur asnjë vend me emër.