Enver Hoxhaj e fton Albin Kurtin për përballje në 6 debate, PDK-ja konkuron me sloganin Rimëkëmbje

 

Në prezantimin e sloganit për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër i kësaj partie Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës i kanosen katër rreziqe që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019! Sot Kosova kërcënohet prej katër rreziqeve e ku dy prej tyre janë pandemia dhe nevojat ekonomike të pandemisë. Të dyjat fenomene globale. Rreziku nacional është mënyra se si është menaxhuar pandemia dhe mënyra se si jemi përgatitur për ta menaxhuar pandeminë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka theksuar se gara politike në këto zgjedhje zhvillohet mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, ku ka theksuar se ai fton Albin Kurti në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.

 “E ftoj Vetëvendosjen se gara në këto zgjedhje është garë vetëm në mes të subjekteve politike, PDK’së dhe LVV’së dhe ne duam që ti prezantojmë ofertat, ti krahasojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të  mirë për ta çuar Kosovën përpara. Për më shumë e ftoj Z.Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një për shëndetësi, një për sundimin e ligjit, një për arsim dhe një për politikën e jashtëm dhe të 6 me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme që është i interesuar Z.Kurti që të debatoj, sepse demokracia nuk është monolog dhe as zgjedhjet nuk janë monolog por janë dialog dhe jam i gatshëm që të dialogoj dhe të jem rival në këto zgjedhje. Ne garojmë për vendin e parë”, tha më tutje ai.

Ndërkaq që Hoxhaj theksoi se të shtunën, do të prezantohet edhe lista e anëtarëve që do të garojnë për deputetë nga kjo parti.

“Do të garojmë me programin më të mirë. Unë sot i prezantova pesë prioritet dhe besoj që të shtunën do ta prezantojë  listën e cila thuajse është e përmbyllur në kohën kur ne po flasim”, ka thënë ai.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë