Enver Hoxhaj: Njohja e Kosovës
nga Vatikani nuk do të vonojë

Enver Hoxhaj: Njohja e Kosovës<br />nga Vatikani nuk do të vonojë
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm në largim Enver Hoxhaj ka thënë se vizita e Papës në Shqipëri është një njohje e trashëgimisë së krishterë evropiane. Hoxhaj ka rikujtuar vizitat e tij në Vatikan duke thënë se njohja e Kosovës nuk do të vonohet.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Hoxhajt në Facebook.

Vizita e Atit të Shenjtë Papa Francesku në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan. Eshtë njohje për trashëgiminë krishtere e europiane. Vlerësim për Shqipërinë si vend të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolereancës fetare. Kosova i është mirënjohëse Selisë së Shenjtë për mbështetjen e palëkundur gjatë historisë dhe në periudha më të vështira të sundimit otoman, regjimeve serbe dhe Jugollsavisë. Ne i jemi falendërues për bashkëpunimin institucional që ka sot Republika jonë me Selinë e Shenjtë. Disa here kam qëndruar në Vatikan ku kam takuar Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie me Shtete, Monsinjor Mamberti dhe njohja e Kosovës nuk do të vonohet! EHoxhaj

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi