Me 24 shtator 1943, Enver Hoxha i shkruan këtë letër Haxhi Lleshit, ku tërheq vëmendjen kjo çështje e kufijve dhe lëvizjet strategjike në zonën e Dibrës në këtë kohë. Menjëherë pasi Haxhi Lleshi “ka zaptuar Krujën”, Hoxha i shkruan duke e uruar për suksesin e arritur dhe nuk nguron t’i japë këshilla e direktiva se ç’duhet bërë pas kësaj fitoreje. Ai e orienton se si duhet të sillet me Abaz Kupin, se si duhet ta vëzhgojnë me kujdes dhe ç’qëndrim duhet të mbajnë ndaj tij.
Me tej Hoxha i shkruan për çëhtjen e Dibrës, për çështjet organizative të partisë atje, dhe se si duhet të veprojnë për të marrë pushtetin. “Asnjë pushtet tjetër nuk duhet të ekzistojë për bri t’onit, nuk mund të ketë një dyalitet pushteti. Dhe në qoftë se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton të rikrijoj qeverisjen e vjetër juve të sabotoni me ç’do mënyrë dyke e demaskuar në Popull si një qeverim që i sjellë po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme”, i shkruan Hoxha Haxhi Lleshit. Në fund të letrës Hoxha i shpjegon me hollësi për qëndrimin që duhet mbajtur rrett çështjes së kufijve, ndërsa përmend një letër të Tempos me të cilën duket se nuk është dakord, dhe arsyetimet rekomandon që Lleshi t’ia përcjellë edhe vetë Tempos nëse e takon. Shqiptarja.com, e sjell të plotë edhe këtë dokument, marrë nga Fondi 14 i AQSH, në vazhdën e botimit të një varg dokumentesh nga Lufta e dytë Botërore në Shqipëri.
Letra e plotë
KOMITETI QENDROR I PARTIS
KOMUNISTE SHQIPTARE
Data 24/IX/943
I dashuri shok Haxhi,
Morëm letrën t’uaj dhe ju urojmë për suksesin që patët dyke zaptuar Krujën. Për organizimin e pushtetit civil në qytet lajmëruam të vijnë aty Dr.Dishnica tok me Dr.Nishanin dhe të formojnë Kshillin në bazat që cakton Regullorja. Atje sigurisht do të ket ardhë dhe Bazi Canit, qëndrimi i të cilit do të ishte interesant të dinim. Sidoqoftë janë dhënë udhëzime Doktorit që në rast se Bazi asht atje të fjaloset me të mbi vendimet e Kshillit dhe në qoftë se ai asht d’akord, tok me të, të bëhet zgjedhja Kshillit në mënyrën më demokratike dhe nëpërmjet konferencave dhe meetingeve të popullit.
Aspak si t’ja dojë qejfi Bazi Canit por si t’a dëshirojë Populli dhe kë të dojë populli në bazë të Regullores që kemi. Në rast se Bazi s’mban qëndrim të mirë shokët të vazhdojnë punën dyke vendosur pushtetin. Ti thuaç shokve përgjegjsa që ç’do ditë të mos mungojnë të bëjnë konferenca në popull, në rini e në gra. Populli të kuptojë se ka ardh dita të shprehi vullnetin e tij dhe të vendosi vetë dhe jo bajraktarët.
Për çështjen e ikjes tënde për në Dibër jemi d’akord me ty d.m.th. ti të shkoshë me njiherë se prezenca e jote atje ësht e domosdoshme. Sigurisht në Dibër do të gjesh mjaft pengesa por jemi të sigurt se me nji punë të rregullt dhe me kriter dyke u mbështetur në simpatinë që kanë masat për lëvizjen t’onë do t’arrish nji rezultat konkret. Çështjen e Paris e di më mirë nga ne, përpjekjet e tyre për të marrë pushtetin janë në dijenin tënde, gjithashtu dhe metodat që ata përdorin. Përpara kësaj gjëje neve duhet të bëjmë ç’mos që në atë kaos të dominojmë situatën dhe të drejtojmë punë ndyke imponuar pushtetin t’onë.
Për këtë gjë duhet me i vue rëndësi të madhe krijimit të Kshillave të cilat të marrin në dorë gjith pushtetin dhe për t’a kryer këtë detyrë të ndihmohen prej të gjith atyre nëpunsve të vjetër të Shtetit që nuk janë përzie dhe përlyer me okupatorin. Pushteti i jonë duhet t’i japi të kuptojë popullit me prova se neve dimë t’a qeverisim me drejtësinë më të madhe. Për këtë arsye për ç’do seksion pune në Kshillë të vihen njerëz të ndershëm dhe të vendosur. Asnjë pushtet tjetër nuk duhet të ekzistojë për bri t’onit, nuk mund të ketë një dyalitet pushteti. Dhe në qoftë se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton të rikrijoj qeverisin e vjetër juve të sabotoni me ç’do mënyrë dyke e demaskuar në Popull si një qeverim që i sjellë po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme.
Të krijoni përnjiherë Komandant e vëndit e të qarkut me elementa të ndershëm të qytetit ose të fshatit dhe të mos duket më xhandari i vjetër nëpër rrugë të mbaji qetësinë. Këtë t’a mbajnë vullnetarët të cilët të regullohen nër seksione të ndryshme: Mbajtjen e qetsisë, regullimin e trafikut, ndalimin e vjedhjeve e të spekullimit, sigurimin e ushqimit të popullit etj. Kto vullnetarë të veprojnë nën urdhnat e Komandës së Qarkut e cila varet nga Komanda Ushtarake e juej. Formimin e Komandave dhe atë të Pushtetit, shok Haxhi, duhet t’a mirrni me seriozitetin ma të madh pse nga hapat e para që do të bëjmë mvaret suksesi i jonë më pastaj. Me atë Pari që paraqitet deri diku në favor të kti pushteti hini kurdoherë në marëveshtje me ta dhe mos lini asnji rast për me shfrytzue antagonizmat e tyre në mes njëri tjetrit për fitimin e çështjes t’onë.
Çështja e minoritetit Maqedhonas. – Kemi marrë nji letër nga Tempoja si edhe nga përgjegjsi i punës Maqedonase në Dibër ku ata na shkruanin për çështjen e Dibrës dhe të punës që duhet zhvilluar atje.
Ti duhet të veprosh kështu: dhe kto udhëzime komunikoja dhe shokve tjerë udhëheqës t’organizatës s’atjeshme. Çështja e kufive të mos të përmendet aspak ndër këto momente jo Dibra duhet të jetë Jugosllave ose Shqiptare. Neve dimë se çështja e kufive është një sëmundje e koklavitur e cila do të zgjidhet më vonë; dimë dhe nga ana tjetër se neve jemi kundra ndarjes që ka bënë fashizmi dhe jemi për vet-vendosjen e popujve.
Për sa i përket Dibrës neve dimë që atje ka nji minoritet Maqedhonas dhe që ky qytet ka qenë në kufitë e vjetra Jugosllave. Në situatën e tashme kur armiku ende në Ballkan, kur gjith Kosova dhe Maqedhonia janë nën thundrën e reaksionit më të egër, kur në qarkun e Dibrës krerët reaksionarë janë në këmbë dhe aq të fortë në mos më tepër se nga ne, nuk mund dhe nuk duhet në kto momente me zbatue vijën e drejtë t’onën për sa i përket kufive; pse po të veprojmë na si na shkruan Tempoja dhe t’a lirojmë Dibrën jo vetëm që Maqedhonasit nuk do të jenë në gjendje të zotrojnë situatën por reaksioni do t’i goditi rëndë ata edhe neve bashkë, dhe neve ca më tepër do të na lëftojë pa mëshirë.
Nuk na duket zgjidhja e mirë ajo që na propozoj Tempo, por ne duhet të ngremë pushtetin t’onë Nacional-Çlirimtar, të u japim të drejtat Maqedonasve si minoritet, të përpiqemi që dhe nga ata të marrin pjesë në Kshilin Nacional-Çlirimtar dhe kësisoj të mundemi të bindim popullin dhe të fitojmë besimin e tij. Kur pozitat t’ona të jenë të forcuara gjithashtu dhe ato të Jugosllavëve në Kosovë, Metohi e Maqedhoni, kur ne të jemi më të fortë se reaksioni ahere kuptohet vet-vetiu se do t’a zbatojmë parimin për të cilin luftojmë. Tyke vepruar në këtë mënyrë besojmë se nuk jemi në gabim në situatat që paraqiten.
Në këtë drejtim i shkruajmë dhe Tempos, por edhe ti kërko të biesh në kontakt me të ose me përgjegjsin e Partis Jugosllave në Dibër dhe i shpjego pikpamjen t’onë. Për kët punë na lajmëro si do të zhvillohet dhe ju këshillojmë të veproni me kujdes të madh dhe me nji vllaznim të plotë.
Mos humbisni asnji rast për me forcu pozitat e Partis t’onë, konferenca të bëni pa reshtur, celulat të mblidhen në regull dhe atje të merren vendime e të zbatohen.
Në Krujë vjen shoku Dali i cili do të ver në korent për misionin e tij q’ësht ngarkuar dhe për të gjitha çështjet e tjera.
Shum të fala
Për Komitetin Qendror të Partis K.Sh.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)