Epidemi fruthi në SHBA, evidentohen mbi një mijë raste

Epidemi fruthi në SHBA, evidentohen mbi një mijë raste

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbime Njerëzore, njoftoi se në SHBA numri i të prekurve nga sëmundja e fruthit këtë vit ka kaluar shifrën 1.000 persona.

Këtë herë numri i të prekurve me fruth ka qënë rreth 20 herë më shumë se vitet e kaluara.

“Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore është thellësisht i angazhuar në promovimin e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinave”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar.

“Rasti i 1000-të i një sëmundjeje të parandalueshme si fruthi është një kujtesë shqetësuese se sa e rëndësishme është puna për shëndetin publik të kombit”, u shpreh Azar.

Në vitin 1992 të prekurit me këtë sëmundje ngjitëse ishte 2.237 persona, ndërsa këtë herë shifra është shumë më e lartë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët