Epidemia, Bino: Vaksina e fruthit
nuk ka asnjë rrezik për autizmin

Epidemia, Bino: Vaksina e fruthit<br />nuk ka asnjë rrezik për autizmin<br>
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino e ftuar në emisionin “45 Minuta” të Denis Mingës në Report Tv për të folur për epideminë e fruthit ka deklaruar se janë evidentuar 190 raste. Silva Bino tha se epidemia është importuar nga Kosova, ndërsa një pjesë e mjekëve nuk e njohin. Bino ka apeluar që të bëhet vaksina pasi nuk ka asnjë rrezik për autizmin.

“Janë evidentuar 190 raste nga shpërthimi epidemik i fruthit. Qytetet e prekura janë Tiranë, Lezha, Elbasani, pak Kukësi dhe Vlora, ku është shënuar një rast i importuar nga Italia. Virusi është importuar edhe këtë radhë nga Kosova.

E gjetëm atë rast, por nuk është kapur, shenjat përkojnë me fruthin, por nuk është kapur nga mjekët, se një pjesë e tyre nuk e njohin. Por rastin e dytë e kapën. Simptomat e fruthit janë; kolla, skuqe e syve dhe rrjedhje e hundëve” u shpreh shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja