Rastet me Covid-19 janë rritur 50% në Gjermani kohët e fundit, epidemiologët fajësojnë pjesërisht dy filma, Barbie dhe filmi për fizikantin Oppenheimer.
Të qenurit pa maskë në një dhomë të mbyllur me qindra njerëz të tjerë për orë të tëra është një mjedis ideal për përhapjen e virusit. Epidemiologët gjermanë po paralajmërojnë se po shohim një valë verore të infeksioneve Covid, duke fajësuar pjesërisht tubimet masive si çmenduria Barbenheimer, siç quhen shfaqjet e dyfishta, raporton The Guardian.
Gjermania ishte një nga vendet ku shikuesit e filmave inkurajoheshin të shikonin filma në shfaqje të dyfishta në një përpjekje për të mbështetur kinematë, të cilat nuk janë rikuperuar nga pandemia.
Deri më tani në Gjermani, filmin Barbie e kanë parë rreth 4 milionë njerëz dhe “Oppenheimer” mbi 2.5 milionë.
Agjencia qeveritare e kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), thotë se ndërsa infeksionet mbeten të ulëta në krahasim me kulmin e pandemisë, ato janë rritur në muajin e kaluar. Statistikat e fundit tregojnë se vizitat tek mjeku për shkak të infeksionit Covid 19 janë shumëfishuar muajin e fundit.
Zyrtarisht incidenca është e ulët, por numri nuk e pasqyron shkallën e vërtetë, pasi pak njerëz testohen.
Gjermanët inkurajohen të marrin vaksina përforcuese në vjeshtë nëse i përkasin një grupi me rrezik të lartë, si ata mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19