Juventus fitoi 2-1 me Sasuolon, falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos, por fundi i ndeshjes ka sjellë një episod të shëmtuar dhe me protagonist negativ brazilianin Doglas Costa, i cili i ka shtangur të gjithë.
Në minutën e 4-t shtesë, lojtari i Juventusit ka bërë një veprim absurd, duke pështyrë kundërshtarin. Vendimi i marrë nga arbitri, me ndihmën e VAR-it, ishte karton i kuq për brazilianin, që rrezikon edhe një ndëshkim trejavor. Douglas Costa mund të humbasë kështu ndeshjen Juve-Napoli.
Komento