Parcelat me kanabis 360 metra larg rruges por policia e Gjirokastres nuk i pa, pse po hetohet kryebashkiaku i Libohovës

Parcelat me kanabis 360 metra larg rruges por policia e Gjirokastres nuk i pa, pse po hetohet kryebashkiaku i Libohovës

1693829409_kanabis.JPG

Tirane-  Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron dosjen që prokuroria e Gjirokastrës kopsiti për kryetarin aktual të bashkisë së Libohovës,  Leonard Hide. Dosja i kaloi SPAK për kompetencë pasi ish shefi i krimeve të Gjirokastës pas zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 u ul në karrigen e kryebashkiakut.

Hide akuzohet për 'shpërdorim detyre' se lejoi kultivimin e kanabisit kundrejt fitim gjatë kohës që ishte shef i Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës.

Hetimi nisi në 2021 pasi SHÇBA dorëzoi dosjen në prokurorinë e Gjirokastrës duke akuzuar disa punonjës të policisë së Komisariatit të këtij qyteti se në periudhën Maj-Shtator të këtij viti 'me dashje dhe me mosveprim kanë favorizuar persona të pa identifikuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e "Panjës" Zhulat dhe në zonën e Kolonjës në vendet e quajtura "Burimi i Qafave" dhe "Lugu i gjate' thuhet në dosje.

Në atë kohë drejtori i policisë së Gjirokastrës kishte miratuar planin dhe nxjerrë urdhrin e datës 11 shkurt 2021 me të cilën u krijuan grupet e komandimit të kontrollit të territorit në rang drejtorie dhe në rang komisariatesh kundër kultivimit të kanabist. Në policinë e Gjirokastrës kryetar grupi u caktua Shefi i Komisariatit të asaj Besnik Lila. Ky i fundit me urdhrin e 5 majit 2021 cakton grupet e kontrollit që do të mbulonin kompetemcat territoriale që do të bënin zbulimin e zonave që më pas do të vijohej me zbulimin e autorëve dhe përpilimin e dosjeve nga shefi i krimeve dhe shefi i komisariatit.

Por sipas dosjes së prokurorisë së Gjirokastrës shefi i atëhershëm i Komisariatit Besnik Lila kishte krijuar një bërthamë individësh në çdo kontroll të cilët duke njohur terrenin kanë mënjanuar kontrollet e grupeve nga vendet ku kishte risk të lartë kultivimi

Në dosje evidetohen 5 episode

1 - Droni identifikon gropat e hapura por askush nuk bën kontroll

Episodi i parë i takon 2 qershor 2021

Grupi i kontrollit evidentoi se në zonën e "Panjës" Zhulat. bashkia Kolonjë, droni identifikon një terren të hapur me gropa por pa bimë të kultivuara. Për këtë episod drejtuesi i grupit Klodian Elmazi sqaron në deklarimet e tij se gropat janë konstatuar me dron dhe nuk janë evidentuar fizikisht pasi duhet të kryheshin kontrolle të tjera në territor. Kontrolli i mëtejshëm i tyre duhet të ndiqej në vijimësi nga seksioni i krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Por...

"Në të vërtet nga ana e Komisariatit të Policisë Gjirokastër nuk është kryer asnjë veprim në vijimësi. Vetë oficeri i krimeve të zonës Hajdin Musaraj dhe agjenti Marenglen Dine nuk kanë çelur asnjë dosje gjurmimi dhe as kanë kryer veprime procedurale referimi ne prokurori për rastin. Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as nuk është ushtruar kontroll në terren me këmbë për të verifikuar nëse terreni ka qënë me gropa të hapura rishtazi apo me gropa të vjetra. Në të njëjtën kohë specialisti Geraldo Nelaj ka qënë në zonën ku nuk është kompetencë e tij por e spz Indrit Duro i cili është mënjanuar nga kontrolli i territorit së bashku me përgjegjësin e grupit Julian Qibini.

Nga zinxhiri komandues i Komisariatit Gjirokaster (Shef Komisariati dhe Shef Krimesh) nuk eshte kryer asnje prej veprimeve te mesiperme, as eshte ushtruar kontroll ne zonen ku eshte konstatuar terreni me gropa te hapura gati per mbjellje dhe as nuk eshte pergatitur informacion per rastin' thuhet në dosjen e SPAK.

Episodi 2, 2 shtator 2021

Tek 'Barimi i Qafave' ne Kolonje gjenden 40 bime kanabis, por s'u be krehja e zones 

Më 1 shtator 2021 drejtori i Gjirokastrës urdhëroi të kontrollohet vendi i quajtur "Barimi i Qafave" . Grupi në vendin e quajtur "Burimi i qafave" në fshatin Kolonjë pas kontrollit me dron ka konstatuar një terren të hapur rishtazi me rreth 40 bime narkotike cannabis sattiva me gjatës 50-70 cm. Megjithëse janë kryer veprimet procedurale nuk është vijuar me krehjen e mëtejshme të territorit në këtë zonë apo në ditët në vijim, pavaresisht zonës me risk të lartë.

“Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as kane kerkuar rikontroll në ditët në vijim të zonës përreth.  Veprimet e kerkuara jane kryer as nga grupi kontrollit ne terren dhe as jane kerkuar ne vijimesi nga zinxhiri komandues i Komisariatit (Shef Komisariati dhe Shef Krimesh) pasi jane vendosur ne dijeni” vijohet në dosjen e SPAK.

Episodi 3 I përket 10 shtatorit 2021

Ne 'Panjë' në gropat e hapura lulëzon kanabisi, por sërish asnjë kontroll

Nga komisariati i policisë së Gjirokastrës u firmos urdhri i dytë për kontrollin e njësisë administrative Cepo, ku përfshihet zona e Panjës Zhulat. Grupi në dt. 10.09.2021 ushtroi kontroll në vendin e quajtur "Shtegu i lagjit në Panjë", zona "Panje", Zhulat dhe në një terren të hapur rishtas u evidentuan 37 gropa me bimë të kultivuara narkotike cannabis sativa.

Në dosje thuhet se terreni me bimë narkotike është gjetur në të njëjtën zonë ku është ushtruar kontrolli i dt. 02.06.2021, për të cilin ka qënë detyrim i Komisariatit të Policisë kryerja e kontrolleve të vijueshme. Megjithëse janë kryer veprimet procedurale nuk është vijuar me krehjen e mëtejshme të territorit në këtë zonë në ditët në vijim duke patur parasysh zonën me risk të lartë 

“Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as kane kerkuar rikontroll në ditët në vijim të zonës përret, konstatohet ne dosje

Episodi 4 përkon me 22 shtator 2021

Ne Panje lulezon kanabisi ne dy parcela 1 km larg rruges 

Më 22 shtator zhvillohet një operacion policor i fshehtë në bashkëpunim midis DVP Gjirokastër dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pa përfshirë strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Kontrolli bëhet në zonën e "Panjës" Zhulat, ku policia e Gjirokastrës në qershor kishte konstatuar gropa të hapura dhe 3 muaj më pas  37 bimë narkotike. Nga kontrolli me dron nga e njëjta pikë ku ishte ushtruar kontrolli i datës 02 qershor 2021 zbulohen 2 parcela me kanabis me gjithsej 780 bimë narkotike

"Krahasimi i koordinatave në aplikacionin "Google Earth Pro" tregon se vendi ku është ushtruar kontroll në dt. 10.09.2021 nga grupi me përgjegjës punonjësin e policisë Hajdin Musaraj është në distancë prej vetëm >1 km rruge tokesore< nga dy parcelat e konsiderueshme me rreth 780 bime narkotike te gjetura ne dt. 22.09.2021 nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise. Kjo distancë është lehtësisht e verifikueshme me dron dhe nga grupi i kontrollit me dashje nuk është referuar për asgjesim. Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as kane kerkuar rikontroll në ditët në vijim të zonës përreth.

Nese do te respektohej Urdhri i DPPSH Nr. 484, dt. 16.05.2018 "Per parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale te kultivimit te bimeve narkotike" pika 3.3 per kontrollin e territorit ne nje rreze prej 1 km nga vendi ku konstatohen bimet narkotike, parcelat e dt. 22.09.2021 do te ishin konstatuar qe ne dt. 10.09.2021 pasi ne rruge tokesore jane vetem >1 km-larg" thuhet ne dosje

900 bime kanabis 360 metra larg rruges 

Episodi i fundit perkon me 24 shtator 2021

Një grup i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ushtroi kontroll në zonën e quajtur "Lugu i gjatë" Kolonjë, ku në afërsi të stanit të marrë me qira nga shtetasi Hysenj Hoxha gjendet një terren me 900 gropa të hapura ku evidentoheshin qartësisht bimë të shkulura narkotike në nxitim e sipër.

"Krahasimi i koordinatave të dt. 02.09.2021 në aplikacionin "Google Earth Pro" tregon se vendi ku është ushtruar kontroll në vendin e quajtur "Burimi i qafave" Kolonjë, me terrenin me 900 gropa të dt. 24.09.2021 në vendin e quajtur "Lugu i gjatë" Kolonjë, janë në një distancë prej >366 metrash rruge tokesore<. Përsëri në këtë episod rezulton qartë mosveprimi me dashje i strukturave të Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kontrollin e territorit në zonën e fshatit Kolonjë, ku edhe pse në dt. 02.09.2021 është gjetur terren me bimë narkotike nuk është ushtruar kontroll i mëtejshëm"

Po ashtu nga deklarimet e Kryeplakut të fshatit Kolonjë, vendi i quajtur "Lugu i gjatë" e merr ujin nga burimi më i afërt që është "Burimi i qafave". Berthama e grupit te kontrollit te dt. 02.09.2021, H. Musaraj, E. Late dhe G. Nela vetem duke ushtruar kontrollin ne burimin e ujit do te kishin evidentuar tubacionet e marrjes se ujit per parcelen ne vendin e quajtur "Lugu i gjate", Kolonje.

"Nese do te respektohej Urdhri i DPPSH Nr. 484, dt. 16.05.2018 "Per parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale te kultivimit te bimeve narkotike" pika 3.3 per kontrollin e territorit ne nje rreze prej 1 km nga vendi ku konstatohen bimet narkotike, parcela e dt. 24.09.2021 do te ishte konstatuar qe ne dt. 02.09.2021 pasi ne rruge tokesore jane vetem >366 metra larg' thuhe ne dosje. 


Lajmi kryesor:

Kryebashkiaku socialist i Libohovës i pandehuri i SPAK! Shqiptarja.com siguron dosjen e Leonard Hides e bashkëpunëtorët: Zonat ku u 'mbyllën sytë' e u lejua kultivimi i kanabisit (EMRAT)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund