Episodi kyç në Real-Bajern, Marcelo e pranon: Ishte penallti

Episodi kyç në Real-Bajern, Marcelo e pranon: Ishte penallti

Episodi i shumeperfolur i sfides

"E kapa me dorë dhe ishte penallti, po të thosha të kundërtën do të gënjeja”. Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo i është kthyer episodit kyç të gjysmëfinales së madrilenëve me Bajenrin e Mynihut.

"Ky është futbolli – vijoi braziliani për Mundo Deportivo -, nuk më pëlqen të flas për arbitrat, por është e qartë se ata mund të gabojnë, ndonjëherë në favorin tonë, herë tjetër në dëmin tonë, por në fund ajo që ka rëndësi është të mendojmë për të luajtur dhe jo për gjyqtarët” – shtoi Marcelo.

Në Gjermani gabimi i arbitrit Cakir ka qenë në të gjitha faqet e para të gazetave. “Gjashtë sy dhe një dorë”, dhe më tej “si ka mundësi që nuk e panë?”, shkruante Bild Zeitung.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike