Epokë e re e raporteve Kosovë-Izrael, firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike 

Epokë e re e raporteve Kosovë-Izrael, firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike 

Ditën e sotme me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit, pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në 4 Shtator në Uashington, me ndërmjetësimin e ish-presidentit Donald Trump. Po kështu, në axhendë është parashikuar prezantimi i pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Hapja e ambasadës në Jeruzalem, pritet të ngjallë reagime të shumta.  Pas formalizimit të marrëdhënieve do të ketë edhe një konferencë për mediat nga të dy homologët. Ceremonia e nënshkrimit të këtij dokumenti do të nisë në ora 14:30. Në dokument po ashtu thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael pritet të jetë Ines Demiri dhe zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kanë thënë se kjo ngjarje do të jetë historike, pasi për herë të parë dy shtete vendosin marrëdhënie përmes platformave virtuale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)