23 vite më parë më datën 5 mars të vitit 1998, forca serbe me mjete të blinduara, sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz. Sulmi që nisi në orën 5:30 të mëngjesit të 5 marsit dhe zgjati tre ditë, u bë simbol i luftës për liri i gjithë popullit kosovar dhe simbol i pavdekshmërisë së heroit kombëtar dhe familjes së tij.
Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, luftuan gjatë përgjatë 3 ditëve, për të rënë heroikisht në altarin e lirisë.
Nga luftimet të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij u vranë 20 anëtarë, në mesin e tyre 10 fëmijë.
Lufta dhe qëndresa titanike në Prekaz kishte dhënë kushtrimin në të gjitha trojet e Shqipërisë dhe në diasporë.
Për tre ditë me radhë, njëjtë siç çdo vit janë planifikuar aktivitete të shumta për të përkujtuar luftën e Jasharajve, të UÇK dhe gjakun e derdhur për liri.
E ndërsa këta vit, pjesëmarrja e qytetarëve nuk do të jetë e madhe për shkak të pandemisë, fortesa e Jashrajve në Prekaz, simbol e luftimeve shfaqet në gjendje të rrënuar dhe rrezikon shembjen.
Përkujtimi i përjetshëm , për veprën dhe sakrificën madhore të FAMILJES JASHARI, për interesat e shenjta të kombit dhe të Atëmëmëdheut, është Amanet për brezat!
Përgjigju