Epopeja e UÇK-së, liderët kryesorë për homazhe në Prekaz! Kurti: 23 vite më pas, akoma s'ka të dënuar për vrasjen e familjes Jashari

23 vite më parë familja e heroit Adem Jashari u shua , duke u bërë kështu simboli i luftës për liri dhe paqe i popullit kosovar. Në nderim të tyre njëjtë si çdo vit ka nisur manifestimi ‘Epopeja e UÇK-së’, i cili zgjat tri ditë.  Gjatë ditës së sotme udhëheqës të institucioneve të Kosovës, kanë kryer homazhe në Prekaz, përkujtimin të Adem Jasharit, i cili njihet si komandat legjendar i UÇK-së.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, u shpreh se pavarësisht kanë kaluar 23 vite që nga vrasja e familjes Jashari ende nuk është gjykuar askush për këtë krim.

“Për këtë sulm të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Prandaj, ne duhet të angazhohemi si institucione, që kjo të ndryshojë për hir të Republikës se Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharajve dhe për hir të se ardhmes se popullit dhe kombit tonë në përgjithësi” ka deklaruar ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nga Skenderaj tha se sakrifica e familjes Jashari ka rezultuar me lirinë e Kosovës dhe krijimin e pavarur të shtetit.

“E kemi borxh, jo vetëm ne që e kemi shumë të freskët kujtesën e 5, 6 dhe 7 marsit, por e kemi borxh që kujtesën historike, e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes të thellë, ta bartim brez pas brezi, në mënyrë që edhe fëmijët tanë, por edhe fëmijët e fëmijëve tanë, ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptar në mënyrë që sot ta kemi shtetin tonë dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë”, ka thënë Osmani.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur se është koha për të shprehur mirënjohje për sakrificën e jashtëzakonshme.

“Për të treguar respektin tonë, të qeverisë, të popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur që kalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit ”,  tha ai.

Njëzetetre vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë sulmeve të forcave serbe të sigurisë në këtë fshat, janë vrarë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni