'Eposi i Bjeshkëve të Lumës', libri me 60 legjenda botohet për herë të parë në shqip dhe anglisht! Palushi: Më e veçanta 'Tumja e Kajës’

Në Kukës u promovua libri “Eposi i Bjeshkëve të Lumës” me 60 legjenda të mbledhura në terren dhe të rishkruara nga shkrimtari Petrit Palushi. Legjendat janë strukturuar në formë të shkurtuar dhe të rrëfyera në dialektin geg. Piktori Bib Frrokaj këto legjenda i ilustroi nëpërmjet pikturave, të cilat u ekpozuan në korridorin e pallatit të kulturës "Hasan Prishtina" te Kukësit.

Të gjitha janë lidhura me bjeshkët me historitë, me zanat me shtojzovallet, thotë autori Petrit Palushi, i cili veçon legjendën ‘Tumja e Kajës’: Këtu do të gjeni një legjendë ndër më të bukurat në letersinë shqipe, quhet ‘Tumja e Kajës’ dhe tregon se zanat e sjellin Kajën tek nëna e vet, nëna vdes e bëhet gurë dhe guri bëhet dritë”.

Ky libër vjen i përkthyer edhe në anglisht nga poeti dhe njëherësh përkthyesi Hekuran Koka

“Ky libër do t’i vlejë brezave të rinj por dhe turizmit. Në libër janë 60 legjenda që shoqerohen dhe me hartë që idenfikon vendet nga ku burojnë ato. Mbledhja e trashegimise kulturore në terren është shumë e rëndësishme ndaj e sjellim në dy gjuhë në shqip dhe anglisht, që ta njohin dhe turistët krijimtarinë e Lumës”, u shpreh Koka.

Luma është një ndër krahinat më të njohura në verlindje të vendit me tradita e histori. Kufizohet me Hasin, Prizrenin dhe Dibrën. Krahina e merr emrin nga lumi ‘LUMA’ qe rrjedh mes dy maleve madhshtore Koritnik dhe Gjallica. Shkrimtarja britanike Edith Durham kur kaloi neper Lume ne vitin 1905 shkruante "Luma eshte nje nder krahinat me te forta dhe burrerore muslimane në Gegni".

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona