Një sherr mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës ka përfunduar me plagosjen e lehtë të një 17-vjeçari. Sipas policisë, një bashkëmoshatar i tij e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës gjatë një konflikti të ndodhur në oborrin e shkollës.

I mituri i dëmtuar mori ndihmë mjekësore dhe më pas u largua në banesë, ndërsa 17-vjeçari i dyshuar u morr nën hetim. 

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia bën me dije se të gjitha procedurat janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut, ndërsa ngjarja është trajtuar edhe me familjarët e dy nxënësve dhe stafin pedagogjik të shkollës.