Epstein shantazhoi politikanët për llogari të Rusisë, Izraelit dhe Arabisë Saudite

Epstein shantazhoi politikanët për llogari të Rusisë, Izraelit dhe Arabisë Saudite

Rasti Epstein mund të jetë diçka më shumë sesa një ‘udhëtim i përgjumur’ i vajzave të reja që u ofroheshin burrave të famshëm për marrëdhënie të pista.

Miliarderi amerikan që e futi në telashe princin Andrew është ndoshta spiun që punon për shërbimet sekrete të Rusisë, Arabisë Saudite dhe Izraelit. Përmes regjistrimeve të kamerave të fshehta ai po shantazhon politikanë dhe sipërmarrës që i kishte ftuar në shtëpitë e tij, bashkë me vajza të mitura.

Tre gazetarë amerikanë investigative në librin Dead Men Tell No Tales hedhin dyshime në atë që u cilësua vetvrasje në burg e Epstein, duke argumentuar se janë shumë persona të interesuar që ai të mos fliste, duke heshur përgjithmonë.

Dylan Howard, i konsideruar mbreti i scoop-it të Hollivudit, Melissa Cronin dhe James Robertson kanë intervistuar njerëz të afërt me Epstein dhe shërbimet sekrete izraelite, versioni i të cilëve mbi ngjarjen është shumë i ndryshëm nga ai, disi i thjeshtë i deri tanishëm

Ari Ben-Menashe, një izraelit me origjinë iraniane i arrestuar në 1977 në SH.B.A. dhe i konsideruar spiun nga Mossad, i tha James Robertson se Epstein ishte regjistruar në shërbimet sekrete. Kur ishte i ri ai frekuentonte shtëpinë e Robert Maxwell, botues polemik në Britaninë e Madhe, i cili zotëron shumë gazeta, shtëpi në Londër ku, sipas historisë së Virginia Roberts, Princi Andrew e ka abuzuar atë kur ishte 17 vjeç. Ghislaine nuk konfirmon dhe as mohon asnjë dyshim mbi faktin e të qenit të princit në shërbim të ndonjë shërbimi sekret pasi ka kohë që është zhdukur dhe askush nuk e di se ku është.

Robert Maxwell, emri i vërtetë i të cilit ka qënë Ján Ludvík Hyman Binyamin Hoch, ishte një refugjat çekosllovak që kishte luftuar me Britanikët kundër nazistëve. Në Londër ai ndryshoi emrin, u fut në biznesin e botimit dhe gjithashtu në biznesin e spiunazhit. Thuhej që ai ishte një agjent i dyfishtë dhe mbase i trefishtë që punonte njëkohësisht për MI6 britanike, për KGB-në Sovjetike dhe për Mossad izraelit. Në vitin 1986 ishte ai që zbuloi dhe denoncoi se Tel Aviv posedonte armë bërthamore. Ai u rrëmbye nga Mossad dhe u burgos për 18 vjet. Ndoshta Maxwell, veç Mossad, gjithashtu ka punuar për rusët dhe britanikët. Në varrimin e tij morrën pjesë  gjashtë udhëheqës të lartë të Mossad. Kryeministri i atëhershëm i Izraelit Yizhak Shamir e falënderoi publikisht atë për atë që ai kishte bërë për vendin e tij. ‘Spiun i zoti’, vdekja e Maxwell ishte misterioze, duke rënë nga jahti i tij që lundronte në oqean

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës