Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, është shprehur se ish-Princi i Kurorës Britanike, Andrew, i ka thënë Jeffrey Epstein ‘dua të bëhem kafsha jote shtëpiake‘.
Komentet Laçi i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se kjo tregon degradimin e Perëndimit.
Ai shtoi gjithashtu se si rasti i Epstein në SHBA dyshohet se ka edhe rreth 50 celula të tjera, ku kryhen abuzime seksuale dhe shantazhe.
“Por ajo që shihet në dosjen Epstein e ka kaluar konceptin e shantazhit seksual. Ka kaluar në disa aspekte të pamenduara deri në nivele shtazarake, duke përdhunuar fëmijë dhe duke kaluar në rite të ndryshme satanike që përmenden në këtë dosje. Kjo është një sirenë alarmi që edhe në vende demokratike përsëri ka raste të tilla makabritetesh që është e vështirë të zbulohen kaq lehtë. Flitet që ka edhe 50 celula të tjera në SHBA të njëjta si Epstein. Epstein sipas asaj çfarë shprehen gazetarë të ndryshëm amerikanë, mund të jetë vetëm maja e ajzbergut. Në këtë aspekt duhet parë me kujdes edhe çështja e fëmijëve. Princi Andrew i shprehej Epsteinit që ‘unë kam dëshirë të bëhem kafsha jote shtëpiake‘. Kur arrihet në këtë nivel nga princi i Kurorës Britanike të shprehej në atë mënyrë ndaj një sociopati si Epstein, kemi të bëjmë me një dekadencë të elitave perëndimore“, ka thënë mes të tjerash Laçi.
Pallati Buckingham tha se Andrew është pajtuar që të largohet nga prona mbretërore, teksa lidhjet e tij me financierin, Jeffrey Epstein - që ishte ekspozuar si pedofil - vazhdojnë të shkaktojnë polemika. Pas skandalit, Andreë e ka humbur titullin e Princit.
Lajmi kryesor:
Dosja Epstein, Prençi: Dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri! Spahiu: Clinton udhëtonte me avionin e tij ‘Lolita’! Laçi: Trumpit po i bëhet shantazh









