“Era dhe lisi”, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë. Prezantimi në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit

Filmi “Era dhe lisi” u shfaq për herë të parë në Tiranë, mbrëmjen e së martës në  Auditorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Një realizim i "Kosovafilm", shfaqja e tij përmbylli nismën e Arkivave me qëllim njohjen e të rinjve me të kaluarën historike, nëpërmjet kinematografisë shqiptare.

“E inauguruam Kinemanë dhe Teatrin Veror me filmat e 'Kinostudios Shqipëria e Re' që trajtonin tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Jemi përpjekur të bëjmë dallimin mes filmit, punës artistike dhe ngarkesës ideologjike. Më vjen mirë që këtë film të 12-të ta ndajmë me miq, kolegë dhe nxënës. Përmes këtij realizimi të 'Kosovafilm', tejkalojmë një ndasi që na është imponuar nga kufijtë shtetërorë. Po ashtu, i japim peshën e merituar Luftës Nacionalçlirimtare, që shmangu pushtimin nazist në Shqipëri dhe në Kosovë, duke bërë ndarjen mes atdhetarëve partizanë dhe regjimeve që u instaluan më pas.”, -tha Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Znj. Silda Çepe Anagnosti e përshëndeti ekranizimin e filmave të kinematografisë vendase, si një mundësi për dëshmimin e sakrificave të brezave të mëparshëm.

 "Ta nderojmë këtë film si pasuri të paçmuar të shqiptarisë. Ky film është një thesar i artit tonë kombëtar dhe një dëshmi e fuqishme e identitetit tonë shqiptar. Filmi 'Era dhe lisi' na kujton sakrificat e brezave të kaluar dhe sfidat që shqiptarët kanë përballuar me dinjitet. Vepra të tilla na vënë para përgjegjësisë për të rritur rolin tonë në promovimin e tyre", tha zëvendësministrja Anagnosti.

"Urime për këtë bashkëpunim të mrekullueshëm. Shpresoj vërtet që ky aktivitet të pasohet nga të tjerë të ngjashëm, për të promovuar realizimet e 'Kosovafilm'", u shpreh drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Znj. Marinela Ndria.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi vlerësoi trajtimin në mënyrë kreative të tematikave historike.

 "Kjo nismë kulturore është shumë kreative. Përzgjedhja e këtij filmi më duket me vend, pasi përqendrohet në një periudhë mjaft delikate, por edhe të rëndësishme të shqiptarëve të Kosovës. Ky film mbart vlera politike, historike dhe sociologjike shumë domethënëse për Kosovën e kohës"., - tha ai.

“Era dhe lisi" realizuar nga regjisori Besim Sahatçiu në vitin 1979 është produksioni i fundit kinematografik që transmetohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e jubileut të Çlirimit.

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë