Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha. 

Në varrezat e qytetit raportohet se janë shembur disa pisha të cilat kanë rënë mbi varre. 

Si pasojë disa varre kanë pësuar thyerja nga rënia e pishave. 

Punonjësi i varrezave thotë se të tjera pemë rrezikojnë të bien, për shkak të vjetërsisë, pemë gjysmë të kalbura, ndaj kërkohet ndërhyrje për të shmangur situata të tilla.


Lajmi kryesor:

Dëborë 'pranverore' në Shqipëri! Rikthehet i ftohti (FOTO)