Gjatë natës kanë nisur reshjet e dëborës në veri dhe në verilindje të Shqipërisë.
Kukësi, Dibra e Bulqiza, Korça e Pogradeci janë zbardhur nga dëbora, e pazakontë kur vendi ishte ngrohut nga temperatura pranverore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren mjetet borëpastruese dhe këshillon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir.
Moti i frohtë me erë, reshje shiu, dëborë dhe stuhi, do ta shoqërojë vendin përgjatë 24 orëve në vazhdim. Edhe operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dyfishuar stafet në terren më bazë materiale për tu përballur me pasojat e motit të keq. Rreth 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t'i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i moti jo të qëndrueshëm.
Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit ka rikthyer edhe njëherë reshjet e dëborës në zonat malore të Vau të Dejës. Për pasojë, përkeqësimi i motit ka krijuar probleme kryesisht ne furnizimin me energji elektrike thuajse në të gjitha zonat e Vaut të Dejës . Nga raportimet e deritanishme situata paraqitet si me poshte:
Ne Bushat përveç fshatrave që kanë lidhjen e re te energjisë, gjysma e kësaj zone është në errësirë të plotë që në orët e mbremjes së djeshme.
Ne fshatrat Hajmel dhe Nenshat nuk ka energji elektrike.
Ne fshatrat Vig dhe Mnelë nga ora 17 e 30 e ditës së djeshme në gjithë fshatrat e kësaj njësie nuk ka energji elektrike
Në Shllak kanë filluar reshjet e shiut dhe dëborës .Pjesa më e madhe e zonave që furnizohen nga Komani (Bene, Palaj, Vukjakaj Gegaj, Kroni i Madh e Narcolle)nuk kanë energji që nga mesnata.
Ne Temal kanë filluar reshjet e dëborës por nuk ka probleme me energjine elektrike.
Gjithashtu në fshatin Shelqet që prej ditës së hënë është djegur transformatori që furnizon me energji elektrike banorët e kësaj zone dhe askush nga OSHEE nuk ka marrë masa për rivendosjen në funksion të fiurnizimit me energji elektrike për banorët.
Nisur nga situata e krijuar bashkia e Vau të Dejës ka marrë të gjitha masat e duhura për përballimin e cdo problematike të mundshme të krijuar nga moti i keq.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin gjatë ditës së sotme. Reshjet e dëborës në juglindje vazhdojnë ende me intensitet që nga ora 12:00.
ARRSH njofton se akset Boboshticë - Dardhë, Korçë - Qafë Qarri kalohen me zixhirë ndërsa aksi Voskop-Voskopoje kalohet pjesërisht me zixhirë. Në akset e tjera kalimi bëhet pa zinxhirë.
Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha.
Në varrezat e qytetit raportohet se janë shembur disa pisha të cilat kanë rënë mbi varre.
Si pasojë disa varre kanë pësuar thyerja nga rënia e pishave.
Punonjësi i varrezave thotë se të tjera pemë rrezikojnë të bien, për shkak të vjetërsisë, pemë gjysmë të kalbura, ndaj kërkohet ndërhyrje për të shmangur situata të tilla.
Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur sot në orët e para dhe pasi ka zbarkuar pasagjerët, ka dale ne det në hapur,pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës ,orët e mbasdites do te sjellin përkeqesim të theksuar të motit.
Shpejtësia e erws do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.
Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.