Disa fshatra në vend po përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike si pasojë e këputjeve të telave nga stuhia "Ciaran" dhe era e fortë, Në disa fshatra janë këputur linjat e tensionit të ulët dhe për shkak të erës së fortë dhe shiut, është bërë i pamundur riparimi i tyre. Në disa të tjera punonjësit e OSHEE janë duke punuar pa pushim për rikthimin e energjisë.
Në një video që disponon Report TV shihet një punonjës i OSHEE në bashkinë Vau i Dejës, ku në mes të stuhisë është ngjitur mbi shtyllën elektrike duke sfiduar dhe kushtet e vështira të krijuara nga moti.
Lajmi kryesor: