Moti i keq me erë të fortë ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës, kryesisht në fshatra.
Ndërprerja e energjisë vijon prej disa orësh, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.
Sipas OSHEE brenda ditës së sotme do të riparohen të gjitha defektet dhe të gjitha fibrat do të furnizohen me energji elektrike.
Komento