Era Istrefi çan në tregun botëror
të muzikës, 'kokë më kokë' me yje 

Era Istrefi çan në tregun botëror<br />të muzikës, 'kokë më kokë' me yje 
Era Istrefi duhet të jetë mbi re këto ditë, pasi emri i saj ka fluturuar deri përtej oqeanit, duke u krahasuar me emra të mëdhenj të muzikës si Sia apo Rihanna.

Pas mbështetjes që mori nga aktorja e njohur hollivudiane Chloe Grace Moretz, e cila publikoi një status për 2 milion ndjekësit e saj në Twitter ku i referohej Erës si një yll në ngjitje, këngëtarja kosovare jo vetëm që është bërë pjesë e shkrimeve në portale dhe në revistën prestigjioze ‘V magazine’, por është në garë me emra të mëdhenj të muzikës si John Legend apo The weeknd në renditjen e iTunes në kategorinë “US R&B and Soul”. 
(Statusi i Chloe Grace Moretz në Twitter: "Era Istrefi, ylli i ri. Ruhuni prej saj, është e mahnitshme.")

Era me këngën “Bonbon” renditet në vendin e 21-të dhe pasohet nga Puff Daddy, Chris Brown apo Alicia Keys, ndërkohë që lista është në ndryshim të vazhdueshëm. 

Kot nuk thonë që veç talentit, njeriu duhet të ketë dhe fat për të arritur objektiva të caktuar. Era që veçse këndon, i shkruan vetë tekstet e saj, po futet në tregun botëror të muzikës më shumë lehtësi (për ne që e ndjekim), ndërsa të tjerë këngëtarë duhet të luftojnë për vite të tëra dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk ia dalin.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

119/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij